STAG

Lidhja e Prizrenit (M) dhe Ahmet Hoxha (F) kampion të ligës së juniorëve për vitin 2021

Sot 16/10/2021, në SHMU Tefik Qanga në Ferizaj, u organizuan xhirot e fundit në ligën e juniorëve për vitin 2021 për femra dhe meshkuj.

Tek meshkujt siç është pritur ‘Lidhja e Prizrenit’ dominoj duke realizuar 22 fitore dhe asnjë humbje, e kështu mbrojti titullin e kampionit për herë të 5-të me radhë.

Derbi i javës u zhvillua për vendin e dytë ndërmjet dy klubeve nga Ferizaj, ‘Ahmet Hoxha MK’ dhe ‘Gani Maloku’, që përfundoj me rezultat 3:0 në të mirë të ‘Ahmet Hoxha MK’.

Në ligën e femrave juniorë, që sivjet është organizuar për herë të parë, pjesëmarrëse ishin 6 ekipe, e në ndeshjen e fundi u zhvillua derbi ndërmjet dy ekipeve nga Ferizaj, ‘Ahmet Hoxha’ vs ‘Ahmet Hoxha MK’.

‘Ahmet Hoxha’ fitoi në saj të fitores 3:1, që ishte fitorja 10 nga 10-të lojë, duke fituar kështu titullin kampion të ligës së junioreve për vitin 2021

Foto : https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.4630398600356447/4630387807024193/

Rezultatet dhe Tabelat