STAG

Organizohet seminari për gjyqtar të pingpongut

Federata e pingpongut në bashkëpunim me komitetin e gjyqtarëve do të organizojë seminar për gjyqtarët aktual si dhe testimin teorik e praktik për licencim të gjyqtarëve të rinj për vitin 2021.

 
Seminari do të organizohet më 21 nëntor në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj nga ora 10:00 deri në ora 14:00, dhe është i obligueshëm për të gjithë gjyqtarët vendor.


Ligjërues do të jetë gjyqtari ndërkombëtar Prof.Dr. Abedin Bahtiri.


Në fund të seminarit do të organizohet testimi teorik dhe praktik për të gjithë kandidatët e rinj.
Kandidatët e suksesshëm do të konsiderohen gjyqtarë kombëtar të pingpongut, të cilët për tu angazhuar në gara duhet të kryejnë kotizimin prej 20.00 euro në llogari të FPPK-së (BpB 1300271200018066).


Ju lutem i dërgoni emrat e të interesuar për gjyqtar të rinj nga klubi juaj deri më 19 nëntor në ora 20:00.