STAG

Afati për regjistrim të klubeve dhe antarëve në FPPK - 2020

 

Afati i rregullt për regjistrim të klubeve dhe antareve është 01 deri 31 janar 2020

Kotizimi për klubet gjatë vitit 2019 është si në vijim:

  1. Ekipet e Super ligës M.                 200.00 €
  2. Ekipet e Liges se pare M.             200.00 €
  3. Ekipet e Femrave                        100.00 €
  4. Ekipet e Juniorve                         50.00 €
  5. Ekipet e U21 (pilot projekt)            50.00 €

Kotizimi për regjistrim të anëtarëve të klubeve (lojtar, trajner, refer, përfaqësues, etj), për të gjitha kategoritë, është 5.00 €,

Kotizimi për regjistrim të lojtarëve të huaj (gjatë tërë vitit) është 20.00 €

Kotizimi për regjistrim të lojtarëve të lirë, pas afatit të rregullt, është 10.00 €,

Vlera e një pike të paraparë në neni 27 dhe 28 të rregullores për regjistrim të anëtarëve dhe klubeve është 0.50 €

 

Pagesa duhet të bëhet në xhirollogarinë e FPPK në Bankën për Biznes – 1300271200018066.

Komisioni për regjistrim do të shqyrtoj dokumentacionin me 1 shkurt nga ora 10:00.

SECILI KLUB DUHET TË PLOTËSOJ KËTO DOKUMENTE:

  • Aplikacionin për ri/regjistrim të klubit për vitin 2019
  • Certifikatën e regjistrimit në OJQ në Ministrinë e Shërbimeve Publike
  • Certifikatën e regjistrimit nga Drejtoritë Komunale të Sportit
  • Aplikacionin për regjistrimin e së paku 6 anëtarëve / lojtarëve,
  • Kopjet e letërnjoftimit ose certifikatës së lindjes së anëtareve,
  • Llogaritë bankare të lojtarëve / ose së paku të lojtarëve më të mirë
  • Librezën e kontrollit mjekësor
  • Llogarinë bankare të klubit
  • Lista elektronike me shënimet e krejt anëtarëve

Për klubet e reja të gjitha këto edhe në formë elektronike në CD – si në përshkrim më poshtë

Dosjen komplet së bashku me CD mund të i dorëzoni çdo ditë, gjatë afatit të regjistrimit, në kutinë postare të FPPK-së në Shtëpinë e sporteve, ndërsa dokumentin me shënimet elektronike pasi ta plotësoni e dërgoni në email fppk@fppk.com, të gjitha materialet janë të bashkangjitura.

Klubet janë të obliguara që të regjistrojnë të gjithë anëtarët e klubit të tyre të të gjitha grup moshave në mënyrë që të njëjtit të fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në të gjitha garat individuale dhe ekipore që organizohen nga FPPK-ja në cilësi të lojtarit, trajnerit, referit apo përfaqësuesit të klubit. Në të kundërtën çdo lojtarë që nuk është i regjistruar në klub dhe paraqitet në ndonjë garë të FPPK-së duhet të paguaj kotizimin prej 20 euro.

Meqenëse në rregulloren për kategorizimin e klubeve është përfshirë edhe pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuara në federata, ju lutemi nëse në klubin tuaj keni lojtarë që janë me aftësi të kufizuara, i evidentoni në aplikacionin e lojtarit duke shënuar me dorë ‘Lojtar me aftësi të veçanta’.

Mbledhja e Kuvendit të FPPK është paraparë të mbahet me 15 shkurt 2020

Turneu “Dita e Pavarësisë” është paraparë të mbahet më 17 shkurt 2020 vendi do të caktohet më vonë.

Mbledhja e radhës e Bordit të FPPK është me 02 shkurt 2020 në orën 12:00. Të gjitha propozimet për kalendarin e ri të garave dhe ndryshimet të ndryshme do të pranohen deri në këtë datë.

Bordi do të shqyrtoje kalendarin dhe do të merr vendim për ndryshime eventuale në bazë të klubeve të paraqitura.

DATABAZA ELEKTRONIKE E KLUBIT

Në CD dokumentet e skanuara i emërtoni si në vijim

Kpp emri I klubit (folder)

  • Aplikacionin përri/regjistrim të klubit – liga përkatëse
  • Certifikata e OJQ – kpp emri I klubit
  • Certifikata e regjistrimitnë komune – kpp emri I klubit
  • Llogaria bankare – kpp emri I klubit

Anëtaret e klubit (folder)

                Lojtari 1 (folder)

  • Aplikacioni përri/regjistrim të lojtarit – liga përkatëse
  • Letërnjoftimi / certifikatës së lindjes,
  • Llogaria bankare
  • Libreza e kontrollit mjekësor

Për çdo paqartësi ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni    

Me respekt
Fadil Luta
Sekretar GjeneralFederata e pingpongut të Kosovës Shtëpia e Sporteve, rr. Agim Ramadani, nr 43, zyra nr 7, PrishtinëMob:   +383 (0) 44 170 586

e-mail: fppk@fppk.com

Web:   www.fppk.com