STAG

Zhvillohen xhirot 3 dhe 4 në ligën e parë dhe ligën e dytë

Sot më 20.03.2022 në shkollën “8 marsi” në Pejë u zhvilluan xhirot 3 dhe 4 në ligën e parë të kategorisë së meshkujve dhe femrave si dhe në ligën e dytë të kategorisë së meshkujve. Ndeshjet u zhvilluan në kushte të mira dhe në një atmosferë sportive. Në ligën e parë në kategorinë e meshkujve derbi i xhiros 3 ishte në mes të “Kpp Vushtrria” dhe “Kpp Gani Maloku” ku fitoi “Kpp Vushtrria” me rezultat 4-2 kurse në ndeshjet tjera fituan favoritët. Në xhiron 4 u zhvillua derbi lokal i qytetit të Prizrenit në mes të “Kpp Shkolla Prizreni” dhe “KVPP Prizreni” që përfundoi me rezultat 4-2, ndërsa derbi lokal i qytetit të Vushtrrisë në mës të klubeve “Kpp Hasan Prishtina” dhe “Kpp Vushtrria” është shtyer për datën 23.03.22.

Në ligën e parë në kategorinë e femrave ndeshje interesante u zhvillua në mes të “Shpp Ahmet Hoxha F” dhe “Juniku F” e cila përfundoi me rezultat të ngushtë 4-3 si dhe ndeshja në mes të “Peja F” dhe “Gani Maloku” e cila poashtu përfundoi me rezultat të ngushtë 4-3.

Në ligën e dytë A favoritët “Vitia” dhe “Shqiponjat e zeza” shënuan nga dy fitore duke mos lejuar befasi. Në ligën e dytë B “Juniku” shënoi dy fitore ndërsa ndeshje interesante ishte ajo në mes të klubit “Istogu” dhe “Gani Maloku II” e cila përfundoi me rezultat 2-4.

REZULTATET DHE TABELAT

 

Aktivitetet e ardhshme

Me 26 dhe 27 mars në Ferizaj do të organizohet Kampionati Individual i Kosovës për Seniore/ë, 'Adem Jashari' .