Të shtunën më 6 shtator, në Ferizaj, me xhirot 8 dhe 9 do të fillojë stinori vjeshtor i garave ekipore për Ligën e të rinjve U15 për meshkuj.
Ndeshja më interesante pritet të jetë ballafaqimi ndërmjet të dytit dhe të tretit, përkatësisht ekipeve nga Ferizaji TTC Ferizaj dhe Gani Maloku.
Në ndeshjet tjera skuadrat KVPP Prizreni, si kryesuese dhe Ahmet Hoxha MK aktualisht i katërti, janë favorit ndaj ekipeve nga pjesa e poshtme e tabelës.
Ju mirëpresim!