STAG

KVPP Prizreni kryeson në ligën e të rinjve U15

 Të shtunën në Palestrën Tefik Çanga në Ferizaj, është zhvilluar java e katërt e Ligës së të rinjve U15. Fitore kanë shënuar skuadrat kryesuese të renditjes duke përforcuar pozitat e tyre.

KVPP Prizreni vazhdon të kryesojë renditjen me pikë maksimale 16, i ndjekur nga afër nga TTC Ferizaj me 15 pikë. Gani Maloku ka tubuar 13 para Ahmet Hoxhës MK me 11.

Pripingu në pozitën e 5 ka tubuar 9 pikë, Ulpiana në të gjashtën 8, kurse renditjen e përmbyll Drita M me 7 pikë.