STAG

U zhvilluan ndeshjet e para të stinorit vjeshtor në ligën e parë dhe të dytë

Të dielen janë zhvilluar ndeshjet e javës së parë të stinorit vjeshtor për Ligën e Parë M&F dhe për LIgën e Dytë Gr: A, B dhe C.
Në Ligën e Parë të meshkujve Gani Maloku i ka fituar ndeshjet ndaj Bashkimit dhe Shkollës, me nga 3:1, përkatësisht 3:2, dy rivalëve kryesor për plasman në Superligë. Bashkimi ka arritur fitore ndaj Ahmet Hoxhës 3:2, kurse Shkolla ka fituar nga Ahmet Hoxha me 3:2. Nga një fitore e kanë shënuar edhe KVPP Prizreni ndaj Ahmet Hoxhës MK me 3:1 dhe Drita ndaj Ahmet Hoxhës MK me 3:1.
Tabelës me 17 pikë i prinë Bashkimi, i ndjekur nga Shkolla me 16 dhe Gani Maloku me 15.
Ahmet Hoxha është në vendin e 4 me 13 pikë para Ahmet Hoxhës MK me 12, kurse Llapusha dhe Drita M me nga 10 pikë ndajnë vendet 6 dhe 7 para KVPP Prizrenit në pozitën e fundit me 9 pikë.



Në Ligën e Parë të femrave, Liria ka shënuar dy fitore dhe ka përforcuar pozitën e parë në
renditje me 16 pikë, para Vushtrrisë në vendin e dytë me 14 pikë. Pasojnë Istogu me 13 pikë, Artana me 11, kurse Peja F me dhe Besa Pejë me 9 pikë mbajnë dy pozitat e fundit.

Në grupin A të Ligës së Dytë, Ponte Prizreni me dy fitore të shënuara e ka ruajtur pozitën e parë para Skenderajt me 13 pikë, që po ashtu ka shënuar dy fitoret e radhës. Kosovari me 13 pikë është në pozitën e tretë para Fushë Kosovës në të katërtën me 11 pikë dhe Sharrit në të pestën me 6 pikë, kurse Kalaja pa fitore është në pozitën e fundit me vetëm 2 pikë.

Në Ligën e Dytë B, Ulpiana ka arritur edhe dy fitore për ta përforcuar pozitën e pare me 12 pikë, para TTC Ferizaj me 9 dhe një ndeshje më pak. Gjinkalla është në vendin e tretë me 9 pikë, pasuar nga Gjilani M me 7, kurse Kaçaniku i fundit me vetëm 2 pikë.

Në Ligën e Dytë C, Istogu me të gjitha ndeshjet e fituara e mban pozitën e pare me 14 pikë, para Maestros me 12 e një ndeshje më pak, Dugagjini dhe Shqiponjat e Zeza kanë nga 11 pikë në pozitat 3 dhe 4, para Shiponjave Pejë me 10. Në dy pozitat e fundit ndodhen Vitomirica dhe Fitorja Klina me nga 7 pikë.