STAG

HAPET AFATI PËR REGJISTRIMIN E KLUBEVE DHE LOJTARËVE NË FPPK PËR VITIN 2022

Afati i rregullt për regjistrim të klubeve dhe lojtarëve është deri 10 janar 4 shkurt 2022

Kotizimi për klubet gjatë vitit 2022 është si në vijim:

a. Superliga e meshkujve, Liga e parë dhe Liga e dytë nga 100.00 €

b. Superliga e femrave dhe Liga e parë 0.00 €

c. Liga e juniorëve U17 0.00 €, ndërsa 50.00 € për klubet që nuk kanë klube në ligat seniore

d. Liga e juniorëve U19 0.00 €, ndërsa 50.00 € për klubet që nuk kanë klube në ligat seniore

e. Liga e veteranëve 0.00 €

Kotizimi për regjistrim të anëtarëve të klubeve (lojtar, trajner, refer, përfaqësues, etj), për të gjitha kategoritë, është 0.00 €,

Kotizimi për regjistrim të lojtarëve të huaj (gjatë tërë vitit) është 20.00 €

Kotizimi për regjistrim të lojtarëve të lirë, pas afatit të rregullt, është 5.00 €,

Vlera e një pike të paraparë në neni 27 dhe 28 të rregullores për regjistrim të anëtarëve dhe klubeve është 0.50 €

Pagesa duhet të bëhet në xhirollogarinë e FPPK në Bankën për Biznes – 1300271200018066.

KLUBET AKTIVE DUHET TË PLOTËSOJ KËTO DOKUMENTE:

• Aplikacionin për ri-regjistrim të klubit për vitin 2022

• Aplikacionin për regjistrimin e së paku 6 lojtarëve,

• Për lojtarët e rinj, kopja e letërnjoftimit ose certifikata e lindjes

• Procesverbali i mbledhjes së kryesisë së klubit për vitin 2022

• Lista elektronike me shënimet e krejt anëtarëve të regjistruar për vitin 2022

Dosjen komplet mund të e dorëzoni, gjatë afatit për regjistrim, çdo ditë pune nga ora 13:00 deri në ora 16:00 në zyre të FPPK-së, ndërsa listën elektronike me shënimet e krejt anëtarëve për vitin 2022 e dërgoni në email [email protected].

KLUBET E REJA DUHET TË PLOTËSOJ KËTO DOKUMENTE:

• Aplikacionin për regjistrim të klubit për vitin 2022

• Certifikatën e regjistrimit në OJQ në Ministrinë e Shërbimeve Publike

• Certifikatën e regjistrimit nga Drejtoritë Komunale të Sportit

• Aplikacionin për regjistrimin e së paku 6 lojtarëve

• Kopjet e letërnjoftimit ose certifikatës së lindjes së anëtareve,

• Procesverbali i mbledhjes së kryesisë së klubit për vitin 2022

• Lista elektronike me shënimet e krejt anëtarëve të regjistruar për vitin 2022

• të gjitha këto edhe në formë elektronike në CD – si në përshkrim më poshtë

Dosjen komplet së bashku me CD mund të i dorëzoni, gjatë afatit për regjistrim, çdo ditë pune nga ora 13:00 deri në ora 16:00 në zyre të FPPK-së, ndërsa listën elektronike me shënimet e krejt anëtarëve për vitin 2022 e dërgoni në email [email protected]

Të gjitha materialet që duhet plotësuar i gjeni të bashkangjitura.

INFORMATË

Klubet janë të obliguara që të regjistrojnë të gjithë anëtarët e klubit të tyre tek të gjitha moshave në mënyrë që të njëjtit të fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në të gjitha garat individuale dhe ekipore që organizohen nga FPPK-ja në cilësi të lojtarit, trajnerit, referit apo përfaqësuesit të klubit. Në të kundërtën çdo lojtarë që nuk është i regjistruar në klub dhe paraqitet në ndonjë garë të FPPK-së duhet të paguaj kotizimin prej 20 euro.

Komisioni për regjistrim do të shqyrtoj dokumentacionin më 05.02.2021. Mbledhja e Kuvendit të FPPK është paraparë të mbahet me 26 shkurt 2022, ndërsa turneu “Dita e Pavarësisë” më 17 shkurt 2021, vendi do të caktohet më vonë.

Mbledhja e Bordit të FPPK, para mbledhjes së kuvendit, është paraparë me 19 shkurt 2022. Të gjitha propozimet për kalendarin e ri të garave dhe ndryshimet të ndryshme do të pranohen deri në këtë datë.

FPPK për vitin 2022 për garat individuale do të organizoje Kampionatet individuale, turneun Dita e Pavarësisë, turneun Dita e Çlirimit të Kosovës, turneun Dita e Flamurit, si dhe TOP turnetë. Turnet tjera përkujtuese (psh. Hasan Prishtina, Ahmet Hoxha, etj) duhet të organizohen nga klubet dhe ato duhet të sigurojnë palestrën, shujtën e ushqimit, trofetë, medaljet e diplomat dhe panon, ndërsa FPPK-ja varësisht prej buxhetit do të mund të mbuloj kompensimet e mëditjeve për Arbitrin dhe gjyqtaret për këto gara.

Bordi do të shqyrtoje kalendarin dhe do të merr vendim për ndryshime eventuale në bazë të klubeve të paraqitura. Për çdo paqartësi ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.