STAG

Alma Mehmeti dhe Kreshnik Mahmuti fitues edhe te TOP 8 per U21

Në Prishtinë u mbajt turneu i fundit për këtë vit për grup moshën U21, ku morën pjesë tetë lojtarët më të mirë, sipas Ranglistës së FPPK-së për këtë kategori.

Te femrat, siç është pritur lojtarja më e mire për grup moshën U21, Alma Mehmeti e dëshmoi këtë duke i fituar të gjitha ndeshjet. E dyta doli Shega Hashani, e cila pati 5 fitore dhe vetëm dy humbje, kurse e treta doli Bleona Mehmeti. Jerina Rexhepi doli e katërta, Adea Babuni e pesta, kurse Edona Shabani e gjashta. Munguan Alma Hoxha dhe Loresa Imeri.

Edhe te djemtë nuk pati ndonjë befasi, pasi vendosi takimi ndërmjet dy më të mirëve, Kreshnik Mahmutit dhe Fatih Karabaxhakut që në xhiron e parë. Edhe sot Kreshniku ishte më i disponuar se kolegu i klubit Fatihu dhe në ndeshjet tjera, përveç ndaj Blendon Lutës nuk hasi shumë në vështirësi. Ndërkaq Fatihu e vërtetoi vendin e dytë, për të lënë prapa në vendin e tretë Lutën e disponuar, i cili u mund nga Mahmuti, Karabaxhaku dhe Xhaka. Në vendin e katërt u rendit prizrenasi tjetër, Blend Hajdari, kurse Sylejman Qerkini doli i pesti. Tomor Xhaka doli i gjashti, Elvedin Çolakoviq i shtati dhe Aulon Bivolaku i teti.

Tre të parët u nderuan me diploma, medalje e kupa, kurse të tjerët me diploma.


Renditja:

Femrat:

Pozita

Lojtari

Klubi

Fitore

Humbje

Pikë

1

Alma Mehmeti

KPP Drita

5

0

10

2

Shega Hashani

KPP Ahmet Hoxha

3

2

8

3

Bleona Mehmeti

KPP Drita

3

2

8

4

Jerina Rexhepi

KPP Ahmet Hoxha

2

3

7

5

Adea Babuni

KPP Vllaznimi

2

3

7

6

Edona Shabani

KPP Vushtrria

0

5

5

 

Alma Hoxha

KPP Ahmet Hoxha

 

 

 

 

Loresa Imeri

KPP Vushtrria

 

 

 

 

Meshkujt:

Pozita

Lojtari

Klubi

Fitore

Humbje

Pikë

1

Kreshnik Mahmuti

KPP Lidhja e Prizrenit

7

0

14

2

Fatih Karabaxhaku

KPP Lidhja e Prizrenit

6

1

13

3

Blendon Luta

KPP Shkolla

4

3

11

4

Blend Hajdari

KPP Lidhja e Prizrenit

4

3

11

5

Sylejman Çerkini

KPP Shkolla Ahmet Hoxha

3

4

10

6

Tomor Xhaka

KPP Hasan Prishtina

3

4

10

7

Elvedin Çollakoviq

KPP Shkolla

1

6

8

8

Aulon Bivolaku

KPP Vushtrria

0

7

7

 

Aktiviteti i radhës

Me 23 dhe 24 nëntor është paraparë të organizohet liga e parë rajonale për moshat e reja kadet dhe Junior, pjesëmarrëse pritet të jenë 5 shtete, për më shumë info ditëve në vijim.

 

Komisioni i Garave

Isak Maxhera

Besart Domaniku

Fadil Luta