STAG

FPPK organizon kampin e dytë për të rinjë

Bordi i FPPK-së në mbledhjen e fundi ka vendosur që të organizohet edhe kampi i dytë për të rinjë në Ferizaj, vetëm për 20 më të mirët në ranglistat e të rinjëve, nga 10 për secilën gjini, nga 2 për Junior, 4 për Kadet dhe 4 për minikadet. Po ashtu në këtë mbledhje, pasi të dy selektorët kanë dhënë dorëheqje, është vendosur që deri në zgjedhjen e selektorit të rij detyrat e tij do të kryhen nga Sekretari i FPPK-së nën mbikëqyrjen e Bordit.

u.d. Selektori ka përgatitur listën e lojtarëve dhe trajnerëve të paraparë për këtë kamp,  në kamp pritet të vijë edhe një ekspert ndërkombëtar, e cila është aprovuar nga bordi.

 

Kampi EUROTALENTS PRE-SELECTION CAMP

 

Kosova ka marr pjese ne kampin "EUROTALENTS PRE-SELECTION CAMP" i cili është mbajtur në Kiskunfélegyháza te Hungarise, nga data 13 deri 20 gusht 2019

Ne kudader te projektit "ETTU / ITTF – EUROPE EUROTALENTS Talent Identification & Selection" kamp i cili zbulon talentet e rinje te pingpongut ne Europe, Kosova u perfaqesua ne kete kamp, me 4 kadet dhe 4 kadete per te identifikuar talentet kosovare.

Kampi eshte mbajtur ne Kiskunfélegyháza te Hungarise, nga data 13 deri 20 gusht 2019 dhe eshte udhehequr nga kryetrajneri z.Ferenc Karsai, nga Hungaria, me bashkepuntoret z.Attila Halmai dhe z.Neven Cegnar nga ETTU-ja.

Lojtaret e perzgjedhur per kete kamp nga Kosova ishin: Elsa Behluli, Tana Çitaku, Ajola Behluli, Taibe Ruli, Adriatik Maloku, Elton Shemsiu, Erijn Reka dhe Anes Behluli. Eurotalentet per pjesemarrje ne kete kamp duhet te jene te lindur ne vitin 2007 ose me vone.  Udheheqes i delegacionit eshte z.Nehat Çitaku kurse trajneret kosovar qe do te marrin pjese ne kete kamp jane Ridvan Hashani, Ardian Lamaxhema dhe Besnik Behluli

Organizohet kampi për të rinj me Aleksey Yefremov

 Në shkollën Tefik Çanga në Ferizaj nga 01 korriku është duke u mbajtur kampi veror i pingpongut për të rinj, që do të vazhdoj deri më 6 korrik.

Selektoret Ylli Maloku dhe Rifat Rifati kanë përzgjedhur lojtarët për këtë kamp, e atyre është duke ju ndihmuar edhe trajneri Jeton Azizi. Po ashtu nga sot në kamp ka ardhur edhe eksperti ndërkombëtar i pingpongut Aleksey Yefremov.

Të gjithë të interesuarit mund të vinë të shohin ushtrimet në kamp, që mbahet në dy termine: 10:00-13:00 dhe nga ora 16:00-19:00

Nesër, 04/07/2019, për të gjithë trajnerët e interesuar do të organizohet seminari për trajner që do të filloj me ushtrimet e pasdites (nga ora 16:00) në palestër, për të vazhduar pjesën teorike në Hotel Bolero nga ora 20:00.

 

Kamp per pingpongistet e rinj udhhequr nga eksperti Slloven Jose Uhr

Federata e Pingpongut e Kosovës  nga data 02-07 korrik 2018 organizon kampin për pingpongistët e rinj që do të mbahet në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj . 

Ne këtë kamp do të marrin pjese vetëm 24 pingpongistët më të mirë, 14 meshkuj dhe 10 femrat, të përzgjedhur nga Selektori, Ylli Bislimi. 
Kampi do të udhëhiqet nga eksperti Slloven Jose Uhr, që do të ndihmohet nga katër trajnerë vendor. Ndërsa përgjegjës i kampit do të jetë Ridvan Hashani. 

Ky aktivitet mbështet nga Departamenti i sporti si dhe nga ETTU development program. 

Kampi veror i pingpongut 2017

Qyteza e Suharekës edhe sivjet do të jetë nikoqire e Kampit Veror për të rinj. Kampi është paraparë të zgjasë 5 ditë, prej 24 deri më 29 korrik, në të cilin do të marrin pjesë 55 lojtare te rinj të nga klubet e FPPK-së, në mes të cilëve do të jenë edhe të përzgjedhurit për kampionatin Ballkanik u21 që sivjet do të mbahet në Podgoricë në fillim të gushtit.  Kampi do të udhëhiqet nga Selektori Besart Domaniku i ndihmuar nga trajnerët: Admir Boshnjaku, Argjen Ferati, Besim Hajdari, Feim Rama, Jeton Azizi, Mejtim Bytyqi, Petrit Drenica, Rifat Rifati dhe Yll Maloku.

Kampi ka filluar dje me stërvitjen e pare te pasdites ndërsa ne ditën e dyte do te ushtrohet ne dy grupe ne 12 tavolina. Fillimisht i gjithë grupi do të ketë ushtrimet e mëngjesit nga ora 07:00-08:00, pastaj Grupi i pare nga 09:00-11:00 dhe 16:00-18:00 ndërsa grupi i dyte nga 11:00-13:00 dhe 18:00-20:00.

Hapjën e Kampit veror si dhe të aktivitëteve për “Ditët e Mërgatës 2017”, e bëri kryetari i Komunës së Suharekës z.Sali Asllanaj. Ai fillimisht ju ka uruar mirëseardhje rreth 50 pinpongistëve të rinjë nga vende të ndryshme të vendit, kurse më pastaj ka shtuar se shpresojë që ky Kamp të shërbejë për përvoja të reja dhe të mira, tju shërbejë që te ngriteni edhe më lartë në gara kombëtare dhe më lartë”. Ndërsa në emër të Federatës së ping pongut të Kosovës ka përshëndetur kryetari i saj Nehat Çitaku. Kampi veror për të rinjë në ping pong po organizohet nga Federata e pingpongut të Kosovës dhe Klubet e pingpongut nga Suhareka dhe Mushtishti