STAG

Garat ekipore për vitin 2023

Me datën 11.03.23 do të fillojnë garat ekipore në pingpong për vitin 2023, duke filluar të shtunën me grup moshat U15 dhe U19, e pastaj të dielën me garat e superligës.

Në saj të numrit në rritje të klubeve të regjistruara si dhe shtimit të ligave në vitin 2023 do të organizohen garat deri në 3 vende brenda një dite në 3 sisteme të ndryshme.

Garat e Superligës për meshkuj dhe femra do të fillojnë në Prizren dhe do të zhvillohen sipas sistemit me 4 të fituara (3 individuale dhe 1 në çifte, lejohen nga 3 deri në 5 lojtarë për një xhiro)

Garat e ligës së parë për meshkuj do të organizohen në Ferizaj dhe do të zhvillohen sipas sistemit me 3 të fituara (3 individuale, lejohen 3 ose 4 lojtarë për xhiro)

Garat e ligës së parë për Femra do të organizohen në Pejë dhe do të zhvillohen sipas sistemit me 3 të fituara (3 individuale, lejohen 3 ose 4 lojtarë për xhiro)

Garat e ligës së dytë për meshkuj, në sajë të numrit të madh të të paraqiturve (15 klube), janë ndarë në 3 regjione me nga 5 klube: A) Ferizaj, B) Pejë dhe C) Prishtinë, andaj edhe garat do të organizohen në Ferizaj, Pejë dhe Prishtinë, garat do të zhvillohen sipas sistemit me 3 të fituara (3 individuale, lejohen 3 ose 4 lojtarë për xhiro), pas përfundimit të dy sezoneve do të organizohen garat e play off-it, ku 2 më të mirat nga secili grup do të garojnë secili me secilin për të caktuar 2 të parët që do të avancojnë në nivel më të lartë garues.

Garat e ligës U19 për meshkuj dhe femra do të organizohen në Ferizaj, dhe do të zhvillohen sipas sistemit me 3 të fituara (3 individuale, lejohen 3 ose 4 lojtarë për xhiro)

Garat e ligës U15 për meshkuj, në sajë të numrit të madh të të paraqitura (12 ekipe), janë ndarë në 2 grupe A dhe B, do të organizohen në Ferizaj dhe do të zhvillohen sipas sistemit me 3 të fituara (2 individuale dhe 1 në çifte, lejohen 3 lojtarë për xhiro, secili luan maksimalisht 2 ndeshje për xhiro), pas përfundimit të dy sezoneve do të organizohen garat e play off-it.