STAG

SHORTI - TURNEU TOP 8 PER U1

Bashkëngjitur më poshtë gjeni shortet për turneun Top 8 U13, i cili zhvillohet të shtunën në shkollën 'Tefik Çanga' në Ferizaj, nga ora 10:00.


Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit secili me secilin, një xhiro meshkujt një xhiro femrat.

Pas xhiros së katërt është paraparë pushimi, për të vazhduar pastaj me xhirot e mbetura. 

Shorti për kategorinë e meshkujve: https://drive.google.com/file/d/10s5dlGAqyS3kEWK915QSSWd5aseLKbxK/view?fbclid=IwAR1XS_QarVRvSVDF4_X7g4ou_7zU6xvFY3zK9XMWUkchITEIvDDdlpdfkKY 

Shorti për kategorinë e femrave: https://drive.google.com/file/d/1wsP6et9TE0ORyW-o7eUHu3Z1AowkpZYc/view?usp=sharing 

SHORTI - KAMPIONATI INDIVIDUAL I KOSOVES PER SENIOR (KIKS 2023)

Bashkangjitur gjeni shortin për KIKS 2023 që është paraparë të zhvillohet me 25 dhe 26 mars në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj.

Me 25 qershor duke filluar nga ora 10:00 janë paraparë të zhvillohen çiftet e meshkujve dhe të femrave si dhe ndarja e shpërblimeve, e pastaj të zhvillohen grupet e meshkujve (16 me nga 4) dhe të femrave (7  me nga 3 lojtar). Nga grupet në skeletin individual shkon 1 lojtar, ndërsa tek femrat 2 lojtare.

Me 26 qershor duke filluar nga ora 10:00 është paraparë të zhvillohen çiftet miks deri te shpërblimet, e pastaj është paraparë të filloj skeleti i garave individuale.
Garat individuale do të zhvillohen me 3 të fituara deri në gjysmëfinale, e gjysmëfinalja dhe finalja do të zhvillohen me 4 të fituara

Në rast të mungesave të lojtarëve sipas rregullores së re në fuqi lojtarët do të ndëshkohen me -50 pikë në ranglistë, andaj kërkojmë nga ju që të jeni në sallë së paku 10 minuta para terminit tuaj.

Suksese për të gjithë.

SHORTI - Kampionati Individual i Kosovës për U21 "Adem Jashari"

Te bashkengjitur e gjeni shortin e turneut Kampionati Individual i Kosovës për U21 "Adem Jashari". 

Shorti i turneut të seniorëve “Dita e Pavarësisë”

Më poshtë të bashkëngjitur e gjeni shortin e turneut të seniorëve “Dita e Pavaresisë” i cili do të zhvillohet të dielën me 10 shkurt në Palestren e Sporteve në Junik duke filluar nga ora 10:00.

I lusim të paraqiturit që t'i përmbahen orarit të ndeshjeve të tyre pasi në momentin që thirret lojtarit për ta zhvilluar ndeshjen nëse nuk është në sallë automatikisht e humbë ndeshjen.

Suksese.

 

Shorti i turneut TOP 8 për Senior/e

Te bashkengjitur e gjeni shortin e turneut TOP 8 per Senior/e i cili do te mbahet kete te diele nga ora 10:00 ne Pallatin e Rinise dhe Sportit ne Prishtine.

Suksese.
 

Shorti i turneut për senior/e "Dita e Flamurit"

Te bashkengjitur e gjeni shortin e turneut per senior/e "Dita e Flamurit" i cili do te mbahet te dielen me 27 nentor duke filluar nga ora 10:00 ne SHFMU "Tefik Çanga" ne Ferizaj.


Suksese.

 

Shorti për TOP 8 U21

Te bashkengjitur e gjeni shortin e turneut TOP 8 per U21 per meshkuj dhe femra i cili do te mbahet te shtunen me 20 nentor duke filluar nga ora 10:00 ne SHFMU "Tefik Çanga" ne Ferizaj.


Suksese.

Shorti për TOP 8 U13

Te bashkengjitur e gjeni shortin e turneut TOP 8 per U13 per meshkuj dhe femra i cili do te mbahet te dielen me 13 nentor duke filluar nga ora 10:00 ne SHFMU "Tefik Çanga" ne Ferizaj.

Suksese. 

 

Shorti për TOP 8 U17

Te bashkengjitur e gjeni shortin e turneut TOP 8 per U17 per meshkuj dhe femra i cili do te mbahet te shtunen me 6 nentor duke filluar nga ora 10:00 ne SHFMU "Tefik Çanga" ne Ferizaj.

Suksese. 

 

Shorti per TOP 8 U11

Te bashkengjitur e gjeni shortin e turneut TOP 8 per U11 per meshkuj dhe femra i cili do te mbahet te shtunen me  5 nentor duke filluar nga ora 10:00 ne SHFMU "Tefik Çanga" ne Ferizaj.

Suksese. 

Shorti i turneut TOP 8 për U19

Te bashkengjitur e gjeni shortin e turneut TOP 8 per U19 per meshkuj dhe femra i cili do te mbahet te shtunen me 8 tetor duke filluar nga ora 10:00 ne SHFMU "Tefik Çanga" ne Ferizaj.


Suksese. 

Shorti i turneut "Dita e Boshnjakëve"

Bashkëngjitur e gjeni shortin e turneut për Senior/e "Dita e Boshnjakëve" i cili do të mbahet këtë të diele duke filluar nga ora 10:00 në SHFMU “Mushnikova” në fshatin Mushnikovë.


Lokacioni: https://goo.gl/maps/nitPAuwG2wiDJAs98


Suksese. 

Shorti i turneut TOP 8 për U15

Te bashkengjitur e gjeni shortin e turneut TOP 8 per U15 per meshkuj dhe femra i cili do te mbahet te shtunen me 1 tetor duke filluar nga ora 10:00 ne SHFMU "Tefik Çanga" ne Ferizaj.


Suksese. 

Fillojnë garat ekipore në ligën e parë për sezonin vjeshtor

Të dilën me 4 shtator duke filluar nga ora 10:00 në SHMU Dardania në Pejë (https://goo.gl/maps/15ZfnqRdunGHT2Qh8) është paraparë fillimi i garave ekipore të ligës së parë për meshkuj dhe femra. Edhe në sezonin vjeshtor Peja do të vazhdojë të jetë nikoqire e organizimit të garave ekipore në ligën e parë, ku na presin mjaftë ndeshje interesante deri në fund të sezonit.

Në ligën e parë për meshkuj do të zhvillohen dy xhiro ku ndeshje interesante pritet të jetë ajo në mes të Kpp Hasan Prishtina vs KVPP Prizreni si dhe Kpp Vushtrria vs Kpp Shkolla Prizreni. Poashtu edhe në ligën e femrave do të zhvillohen dy xhiro ku derbi pritet të jetë ndeshja në mes të Kpp Gani Maloku vs SHPP Ahmet Hoxha F.

Orari i ndeshjeve të kësaj fundjave:

 

Organizohet kampionati individual i Kosovës për veteranë

Me datën 26.06.2022 në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj është paraparë të organizohet kampionati individual i Kosovës për veteranë.

Kampionati do të organizohet për këto kategori:

 

  • 40 - 49 vjeçar (të lindur në vitin 1982 ose përpara)
  • 50 - 59 vjeçar (të lindur në vitin 1972 ose përpara)
  • 60 - 65 vjeçar (të lindur në vitin 1962 ose përpara)
  • 66 – 70 vjeçar (të lindur në vitin 1956 ose përpara)
  • mbi 71 vjeçar (të lindur në vitin 1951 ose përpara)
  • Çifte (Double)

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën më 22 qershor në ora 16:00 në emailin [email protected]

Shorti do të hidhet para fillimit të garave.

 

Shorti i turneut "Xhemajl Cecelia dhe Izet Korllaku"

Te bashkengjitur e gjeni shortin dhe orarin e ndeshjeve te turneut perkujtimor "Xhemajl Cecelia dhe Izet Korllaku" per U11, U15, U19 qe do te mbahet te dielen me fillim nga ora 10:00 ne Palestren "Jeton Terstena - TOTA" ne Vushtrri (https://goo.gl/maps/mgE9PJWXK3HWKuqF7).

Turneu do te zhvillohet ne 10 tavolina ku nga ora 10:00 do te filloj kategoria U15, nga ora 12:30 kategoria U11 dhe nga ora 13:30 kategoria U19. Pushimi i drekes do te jete nga ora 13:00 ku do te ofrohet nga nje shujte per te gjithe pjesemarresit nga organizatori Kpp Hasan Prishtina.

*Verejtje

Per shkak te numrit te madh te ndeshjeve ju lutemi te jeni sa me te sakte ne orarin e ndeshjeve, ngase lojtari mund ta humb ndeshjen nese thirret nga arbitrat dhe nuk eshte prezent ne salle.

Organizohet turneu përkujtimor për U11, U15, U19 “Xhemajl Cecelia dhe Izet Korllaku”

Me datën 29.05.2022 nga ora 10:00 në palestrën “Jeton Terstena” në Vushtrri Klubi i Pingpongut “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me FPPK-në do të organizojnë turneun për grupmoshat U11, U15 dhe U19 për meshkuj dhe femra i cili këtë vit do të jetë përkujtimor dhe do të mbajë emrin e dy legjendave të klubit “Hasan Prishtina” dhe veteranëve të pingpongut, Xhemajl Cecelia dhe Izet Korllaku.

Të drejtë pjesëmarrje në këtë turne kanë të gjithë lojtarët e moshës deri 19 vjeq respektivisht lojtarët e lindur pas vitit 2011 (U11), 2007 (U15) dhe 2003 (U19) të cilët mund të paraqitën më së shumti në dy kategori.

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 25 maj në ora 16:00 vetëm në emailin [email protected]

*Luteni që lojtarët e paraqitur t’i radhitni sipas alfabetit.

Shorti do të hidhet online të enjten me 27 maj dhe do të jetë i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.

 

Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

 

Ju faleminderit për mirëkuptim.

Shorti i turneu të 23-të përkujtimor për senior/e "Ahmet Hoxha 2022"

Te bashkengjitur e gjeni orarin dhe shortin e turneut te 23-te perkujtimor per senior/e "Ahmet Hoxha 2022" qe do te mbahet me daten 22 maj ne SHFMU 'Tefik Çanga' ne Ferizaj.Hapja e turneut do te filloj ne oren 10:00 kurse nga ora 10:30 do te behen homazhe tek varri i heroit te Kosoves, Ahmet Hoxha.


Ne oren 10:00 do te fillojne ndeshjet e fazes se grupeve per kategorine e meshkujve dhe nga ora 11:30 faza e grupeve per kategorine e femrave kurse pas pushimit te drekes nga ora 13:00 do te fillojne ndeshjet ne skeletin kryesor per meshkuj dhe femra.


Verejtje: Te gjithe lojtaret jane te obliguar te jene ne salle 10 minuta para fillimit te ndeshjes si dhe ndalohet konsumimi i ushqimit brenda salles.Faleminderit per mirekuptim.

Suksese.

Organizohet turneu i 23-të përkujtimor për senior/e "Ahmet Hoxha 2022"

FPPK në bashkëpunim me klubet e pingpongut që mbajnë emrin e heroit "Ahmet Hoxha" me 22 maj 2022 nga ora 10:00 në SHFMU "Tefik Çanga" në Ferizaj organizojnë turneun e 23-të përkujtimor për senior/e "Ahmet Hoxha 2022" për nder të veprës dhe kontributit të heroit të Kosovës, Ahmet Hoxha.

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri me datën 18.05.22 në ora 16:00 në emailin [email protected].

Të drejtë për paraqitje kanë të gjithë lojtarët mbi 14 vjeç. Shorti do të hudhet online të enjtën me datën 19.05.22 dhe do të jetë i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.

 

SHORTI - Kupa e Republikës së Kosovës

Te bashkengjitur e gjeni shortin dhe orarin e Kupes se Kosoves qe do te mbahet kete vikend me 14 dhe 15 maj ne SHFMU 'Tefik Çanga' ne Ferizaj.


Suksese. 

Organizohet Kupa e Republikës së Kosovës

Këtë vikend me 14 dhe 15 maj në shkollën ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj është paraparë të organizohet Kupa e Republikës së Kosovës (ekipore) për Junior (U17) dhe Senior. Garat do të zhvillohen në sistem eleminimi me 3 të fituara.

Të shtunën nga ora 10:00 do të zhvillohen ndeshjet në kategorinë e juniorëve (U17) kurse të dielen ndeshjet në kategorinë e seniorëve.

Afati për paraqitje të ekipeve është deri të mërkurën (11.05.22) në ora 16:00.

Shorti do të hudhet të enjten nga ora 20:00 online dhe do të mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit.

 

Organizohet turneu memorial “Gazmend Berisha / Kalega”

Te shtunen me 7 maj ne shkollen "8 marsi" ne Peje do te organizohet Turneu Memorial për Junior dhe Senior “Gazmend Berisha / Kalega” i organizuar nga organizatat e dalura nga lufta: OVL, SHFD dhe SHILte UÇK-së ne bashkëpunim me klubet e FPPK-se Kpp ”Peja-F” & Kpp ”Maestro” Pejë.

Kete vit turneu do te jete i mbyllur dhe te drejte pjesemarrje do te kene vetem ata qe ftohen nga organizatoret.

Shorti do te hudhet para fillimit te garave.

Lavdi per jeten dhe vepren e deshmoreve!

Shorti i Kampionatit Individual të Kosovës për U9, U13, U17

Te bashkengjitur e gjeni shortin dhe orarin e KIK U9, U13, U17 i cili do te mbahet kete te shtune ne SHMU Tefik Çanga ne Ferizaj.

Nga ora 10:00 do te fillohet me kategorine U13, nga ora 12:00 kategoria U9 dhe nga ora 13:00 kategoria U17. 


*Verejtje

Per shkak te numrit te madh te ndeshjeve ju lutemi te jeni sa me te sakte ne orarin e ndeshjeve, ngase lojtari mund ta humb ndeshjen nese thirret nga arbitrat dhe nuk eshte prezent ne salle. Poashtu ndalohet konsumimi i ushqimit brenda hapsires se salles.


Suksese.

Organizohet Kampionati individual i Kosovës për U9, U13, dhe U17

Me datën 16 prill me fillim nga ora 10:00 në shkollën Tefik Çanga në Ferizaj, FPPK do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U9, U13, dhe U17.

Duke pasur parasysh numrin e madh të lojtarëve si dhe turneu organizohet vetëm një ditë, turneu do të organizohet vetëm në garat individuale.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë të drejtë të paraqiten në maksimum dy kategori që ua mundëson mosha.

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 13 prill në ora 16:00.

Të drejtë pjesëmarrje në kampionatin për U9, U13, U17 kanë të gjithë lojtarët kosovarë të moshës 9, 13 dhe 17 vjeçare, respektivisht lojtarët e lindur pas vitit 2013, 2009 dhe 2005.

*Luteni që lojtarët e paraqitur të i radhitni sipas alfabetit.

Shorti do te hidhet të enjten me 14 prill nga ora 20:00 online dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.

Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

Ju faleminderit për mirëkuptim.

Zhvillohet java e dytë e Superligës së Kosovës: Priping fitoi derbin ndaj Dardanisë

Me datën 10.04.22 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë u zhvillua java e dytë e kampionatit ekipor të Superligës së Kosovës. Në katëgorinë e meshkujve derbi i kësaj jave ishte në mes të dy klubeve nga Prishtina, Kpp Priping dhe Kpp Dardania ku fitoi Pripingu me rezultat 4-0 për të vazhduar kështu serinë e fitoreve. Poashtu pretendentët për titull Kpp Lidhja e Prizrenit shënuan dy fitore të rëndësishme për ta ruajtur kreun e tabelës deri në javën tjetër ku do të kemi ndeshje direkte në mes të dy vendeve të para të tabelës (Lidhja e Prizrenit vs Priping).

Në kategorinë e femrave favoritët Drita dhe Ahmet Hoxha vazhduan serinë e fitoreve duke shënuar nga dy fitore për ta bërë më interesant vazhdimin e sezonit. Ndeshje interesante ishte edhe ajo në mes të Ahmet Hoxha MK dhe Shpresa e cila përfundoi me rezultat të ngushtë 4-3. Dardania femrat largohen nga garat ekipore të Superligës pasi kanë më shumë se 3 ndeshje me rezultat zyrtar.

TABELAT DHE REZULTATET

Shorti i Kampionatit Individual të Kosovës për U11, U15, U19

Te bashkengjitur e gjeni shortin dhe orarin e KIK U11, U15, U19 i cili do te mbahet kete te shtune ne SHMU Tefik Çanga ne Ferizaj ku nga ora 10:00 ku do te fillohet me kategorine U11, nga ora 11:00 kategoria U15 dhe nga ora 13:00 kategoria U19. 


*Verejtje

Per shkak te numrit te madh te ndeshjeve ju lutemi te jeni sa me te sakte ne orarin e ndeshjeve, ngase lojtari mund ta humb ndeshjen nese thirret nga arbitrat dhe nuk eshte prezent ne salle.


Suksese. 

Organizohet turneu për nderë të Ditës së Kushtetutës së Kosovës

Te shtunen, me 09 prill, ne sallen e pingpongut ne Pallatin e Rinisi dhe Sportit ne Prishtine nga ora 10:00 organizohet turneu per Diten e Kushtetutes se Kosoves.

Te drejte pjesemarrje kane vetem te punesuarit pasi turneu organizohet nen ombrellen e Federates Sportive te Punetoreve te Kosoves ne bashkepunim me FPPK-ne.

Kater vendet e para do te shperblehen me kupe, medalje, diplome dhe mjete monetare nga FSPK.

Paraqitja mund te behet permes email [email protected] por edhe para fillimit te turneut. Kete dite do nenshkruhet edhe marreveshja e bashkepunimit mes FSPK dhe FPPK.

Koordinator i kesaj ngjarje nga FPPK eshte Prof. Abedin Bahtiri.

Urime Dita e Kushtetutes.

Suksese.

Organizohet java e dytë e garave ekipore në Superligën e Kosovës

Të dielën me datën 10.04.22 duke filluar nga ora 10:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të zhvillohen xhirot e radhës të javës së dytë të Superligës në katëgorinë e meshkujve dhe femrave.

Në kategorinë e meshkujve derbi i kësaj jave pritet të jetë derbi lokal i qytetit të Prishtinës ku do të ndeshen Kpp Dardania dhe Kpp Priping. Ndërsa në kategorinë e femrave derbi pritet të jetë ndeshja në mes të Kpp Drita F vs Kpp Prishtina F, si dhe Kpp Ahmet Hoxha F vs Kpp Vushtrria F.

Orari i gjitha ndeshjeve që do të zhvillohen:

Organizohet Kampionati individual i Kosovës për U11, U15, U19

Me 9 prill me fillim nga ora 10:00 në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, FPPK do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U11, U15, U19.

Duke pasur parasysh numrin e madh të lojtarëve si dhe turneu organizohet vetëm një ditë, turneu do të organizohet vetëm në garat individuale. Të gjithë pjesëmarrësit kanë të drejtë të paraqiten në maksimum dy kategori që ua mundëson mosha.

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 6 prill në ora 16:00. Të drejtë pjesëmarrje në kampionatin për U11, U15, U19 kanë të gjithë lojtarët kosovarë të moshës 11, 15 dhe 19 vjeçare, respektivisht lojtarët e lindur pas vitit 2011, 2007 dhe 2003.

*Luteni që lojtarët e paraqitur të i radhitni sipas alfabetit. Shorti do te hidhet të enjten me 7 prill nga ora 20:00 online dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.

Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

Ju faleminderit për mirëkuptim.

Përfaqësuesja e femrave në kualifikimet për Kampionatin Evropian

Sot perfaqesuesja e femrave ka arritur ne Bosnje dhe Hercegovine ku neser do te zhvilloje ndeshjet e para te fazes se pare te kualifikimeve per Kampionatin Evropian ku do te ndeshet me perfaqesuesen e Izraelit dhe Bosnje dhe Hercegovines.

Suksese.

Përfaqësuesja e meshkujve në kualifikimet për Kampionatin Evropian

Perfaqesuesja e Kosoves sot ka zhvilluar dy ndeshje ne kategorine e senioreve ne fazen e pare te kualifikimeve per Kampionatin Evropian. Ndeshjen e pare e ka zhvilluar kunder Norvegjise, ndersa ndeshjen e dyte kunder Bullgarise, ne te dy ndeshjet perfaqsuesja jone pati paraqitje dinjitoze, mirpo te dy ndeshjet i humbi me rezultat 3-0.

Neser perfaqesuesja jone do te zhvilloje ndeshjen me perfaqesuesen e Latvise.

Suksese. 

SHORTI i Kampionatit Individual të Kosovës për Seniore/ë "Adem Jashari"

Te bashkengjitur e gjeni shortin e Kampionatit Individual te Kosoves per Seniore/ë "Adem Jashari" i cili do te zhvillohet me daten 26 dhe 27 mars prej ores 10:00 ne SHMU "Tefik Çanga" ne Ferizaj.

Te shtunen do te fillohet me fazen e grupeve (meshkuj dhe femra), çiftet meshkuj dhe çiftet femra kurse te dielen do te vazhdohet me skeletin kryesor dhe çiftet te perziera (mix). 

 

 Suksese.

 

Organizohet Kampionatin Individual i Kosovës për Seniore/ë "Adem Jashari"

Me 26-27 mars me fillim nga ora 10:00 në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj FPPK do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për Seniore/ë. Me 26 mars janë paraparë të organizohen xhirot e para të garave individuale, ose faza e grupeve, si dhe garat e dhe çiftet meshkuj, femra dhe të përziera, ndërsa 27 mars do të vazhdohet me skeletin kryesor në garat individuale për meshkuj dhe femra.

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 23 mars në ora 16:00. Të drejtë pjesëmarrje në kampionatin e seniorëve kanë të drejtë të gjithë lojtarët kosovarë të moshës mbi 14 vjeçare, respektivisht siç parashihet në nenin 6 pika 3 e rregullores për sistemin e garave http://fppk.com/file/repository/Rregullorja_per_sistemin_e_garave_2022_1.pdf

Luteni që lojtarët e paraqitur t'i radhitni sipas alfabetit.

Shorti do te hidhet të enjten me 24 mars nga ora 20:00 online dhe është i hapur për të gjithëpërfaqësuesit e klubeve.

Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

 

Ju faleminderit për mirëkuptim.

Organizohen xhirot e para të kampionatit ekipor në Ligën e parë, Ligën e dytë dhe Ligën e Juniorëve U17

Me 12 dhe 13 mars pritet të fillojnë kampionatet ekipore në Ligën e parë, Ligën e dytë (A dhe B) dhe Ligën e Juniorëve U17 (A dhe B).

Të shtunën më 12 mars në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj do të fillojë Liga e Juniorëve U17 kurse të dielën me 13 mars në shkollën “8 Marsi” në Pejë janë paraparë të fillojnë Liga e parë dhe Liga e dytë (A dhe B) në kategorinë e meshkujve dhe femrave.

Nga ky vit për shkak të numrit të madh të klubeve është shtuar edhe Liga e dytë ku do të jenë interesante duelet në mes të klubeve të reja. Rivalitet i madh pritet të jetë në Ligën e parë duke pas parasyshë nivelin e njejtë të shumicës së klubeve që synojnë kalimin në Superligë, e poashtu edhe për mbijetesë në Ligën e parë.

Në vazhdim e gjeni orarin e ndeshjeve që do të zhvillohen këtë vikend:

Shorti i Kampionatit Individual të Kosovës për U21

 Të bashkëgjitur e gjeni shortin e Kampionatit Individual të Kosovës për U21, i cili siç jeni njoftuar do të mbahet me datën 05/03/2022 në shkollën Tefik Çanga në Ferizaj duke filluar nga ora 10:00.

 

Organizohet Kampionati Individual i Kosovës për U21 dhe xhirot e para të Superligës

Këtë fundjavë janë paraparë të organizohen dy aktivitete duke filluar të shtunën me Kampionatin Individual për U21 dhe të dielën me xhirot e para të Kampionatit ekipor të Superligës.

Me 5 mars në Shkollën fillore Tefik Çanga në Ferizaj duke filluar nga ora 10:00 është paraparë të organizohet Kampionati individual i Kosovës për U21, ku nga ora 10:00, do të fillojnë kategoria e meshkujve, kurse nga ora 12.00 kategoria e femrave. Sipas rregullores së re për sistemin e garave të drejtë për paraqitje kanë lojtarët më të rinjë se 21 vjeç (të lindur pas 01/01/2001) por më të vjetër se 13 vjeç (të lindur pas 01/01/2009). Paraqitja e lojtarëve duhet ta bëhet deri të mërkurën më 02.03.22 në ora 16:00 vetëm në email [email protected]

Shorti do të hidhet të enjten me 3 mars nga ora 19:00 në zoom.

Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

Ndërsa me 6 mars në Pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtinë do të startojnë garat ekipore në Superligën e Kosovës për kategorinë e meshkujve dhe të femrave.Orarin e ndeshjeve që do të zhvillohen e gjeni të bashkëngjitur.

Shorti i turneut të seniorëve Dita e Pavarësisë

Bashkangjitur gjeni shortin për turneun e seniorëve Dita e Pavarësisë, që është paraparë të mbahet me 20 shkurt nga ora 10:00 në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj. 

Garat do të zhvillohen në sistem eliminimi në 8 tavolina, meshkujt do të fillojnë nga ora 10:00, e femrat do u bashkëngjitën nga ora 13:00. 

Lojtarët duhet të jenë në sallë se paku 5 minuta para orarit të tyre, e të largohen nga salla nëse nuk kalojnë në xhiron tjetër.

Ruani shëndetin dhe mbani maskën e respektoni distancën.

 

Organizohet turneu i seniorëve për Ditën e Pavarësisë

FPPK do të fillojë aktivitetet për vitin 2022 me turneun e seniorëve për "Dita e Pavarësisë", ky turne do të organizohet në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj me 20/02/2020 duke filluar nga ora 10:00.

Turneu është paraparë të jetë i sistemit të hapur me kusht që nuk do të ketë masa parandaluese nga Ministria e Shëndetësisë, në këto raste Bordi do të vendosë për numrin e pjesëmarrësve sipas propozimit të komisionit të garave.

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 16 shkurt në ora 16:00

Shorti do te hidhet të enjten me 17 shkurt nga ora 20:00 përmes platformës online dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.

 

Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do te merren ne konsiderate.

HAPET AFATI PËR REGJISTRIMIN E KLUBEVE DHE LOJTARËVE NË FPPK PËR VITIN 2022

Afati i rregullt për regjistrim të klubeve dhe lojtarëve është nga data 10 janar deri me 4 shkurt 2022.


Kotizimi për klubet gjatë vitit 2022 është si në vijim:
a. Superliga e meshkujve, Liga e parë dhe Liga e dytë nga 100.00 €
b. Superliga e femrave dhe Liga e parë 0.00 €
c. Liga e juniorëve U17 0.00 €, ndërsa 50.00 € për klubet që nuk kanë klube në ligat seniore
d. Liga e juniorëve U19 0.00 €, ndërsa 50.00 € për klubet që nuk kanë klube në ligat seniore
e. Liga e veteranëve 0.00 €

KLUBET AKTIVE DUHET TË PLOTËSOJ KËTO DOKUMENTE:
• Aplikacionin për ri-regjistrim të klubit për vitin 2022
• Aplikacionin për regjistrimin e së paku 6 lojtarëve,
• Për lojtarët e rinj, kopja e letërnjoftimit ose certifikata e lindjes
• Procesverbali i mbledhjes së kryesisë së klubit për vitin 2022
• Lista elektronike me shënimet e krejt anëtarëve të regjistruar për vitin 2022

KLUBET E REJA DUHET TË PLOTËSOJ KËTO DOKUMENTE:
• Aplikacionin për regjistrim të klubit për vitin 2022
• Certifikatën e regjistrimit në OJQ në Ministrinë e Shërbimeve Publike
• Certifikatën e regjistrimit nga Drejtoritë Komunale të Sportit
• Aplikacionin për regjistrimin e së paku 6 lojtarëve
• Kopjet e letërnjoftimit ose certifikatës së lindjes së anëtareve,
• Procesverbali i mbledhjes së kryesisë së klubit për vitin 2022
• Lista elektronike me shënimet e krejt anëtarëve të regjistruar për vitin 2022
• të gjitha këto edhe në formë elektronike në CD – si në përshkrim më poshtë
Dosjen komplet së bashku me CD mund të i dorëzoni, gjatë afatit për regjistrim, çdo ditë pune nga ora 13:00 deri në ora 16:00 në zyre të FPPK-së, ndërsa listën elektronike me shënimet e krejt anëtarëve për vitin 2022 e dërgoni në email [email protected].


Të gjitha materialet që duhet plotësuar i gjeni të bashkangjitura.

 

Përfundoi me sukses kampi përgatitor i përfaqësueses së Kosovës për grupmoshat e reja

Perfundoi me sukses kampi pergatitor i perfaqesueses se Kosoves per grupmoshat e reja i mbajtur ne hotel Banana Split ne Deçan nga data 3-9 janar.

Ne fund te kampit u organizua nje turne ku fituesit u shperblyen me kupa dhe nga 50 euro nga pronari i hotelit z. Blerim Turkaj te cilin e falenderojme per mikpritjen, perkrahjen dhe organizimin e shkelqyer.

Fituesit e turneut te kampit:

Fatih Karabaxhaku - Kategoria U21 dhe Junior (M)

Shega Hashani - Kategoria U21 dhe Junior (F)

Anes Behluli - Kategoria Minikadet dhe Kadet (M)

Taibe Ruli - Kategoria Minikadet dhe Kadet (F) 

Foto: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.4920868077976163/4920834854646152

Kampi për të rinjë 2022

Nga data 3 deri me 9 Janar në Hotel Banana Split në Deçan do të organizohet kampi për të rinjë ku do të ftohen 32 lojtarët më të mirë të grupmoshave U21, Junior/e, Kadet/e dhe Minikadet/e të udhëhequr nga 8 trajner vendor dhe drejtori i përfaqësueses.

FPPK organizon seminare për ngritje të kapaciteteve të saj

Bordi i FPPK-së në mbledhjet e fundit ka marrë vendim për të organizuar disa seminare për ngritje të kapaciteteve të saj, andaj bazuar në këtë vendim ju ftojmë të merrni pjesë në seminaret që kësaj radhe do të organizohen online përmes platformës zoom me 23 dhjetor.

 

Në program janë këto seminare:

  1. Rregullorja Anti-Doping, Kodi i Etikës si dhe Rregullorja kundër-Ngacmimit; nga ora 19:00, Ligjërues: Jeton Beqiri
  2. Ndryshimet në Rregulloren për sistemin e garave, nga ora 20:00, Ligjërues: Jeton Oruqi
  3. Administratorët e sportit, regjistrimet e klubeve dhe lojtarëve për vitin 2022; nga ora 21:00, Ligjërues: Fadil Luta

 

Ftojmë të gjithë përfaqësuesit e klubeve dhe anëtarët e klubeve tuaja sportive të marrin pjesë në të gjitha këto prezantime Online.

Linkun dhe të dhënat për qasje ju dërgojmë ndërkohe në grupin Viber të Delegateve dhe email zyrtar të klubeve së paku 15 minuta para fillimit të seminarit.

Ftesë për pjesëmarrje në Ligën e përbashkët të Pingpongut - Kosovë Shqipëri

Federata e pingpongut të Kosovës dhe Federata e pingpongut të Shqipërisë të kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim të nënshkruar në vitin 2020 kanë paraparë edhe organizimin e ligës së përbashkët Kosovë-Shqipëri, në të cilën do të marrin pjesë 8-të (4M dhe 4F) ekipet më të mira nga Kosova dhe Shqipëria.


Organizimi i Ligës së Përbashkët të pingpongut Kosovë-Shqipëri, është paraparë të organizohet me 11 dhe 12 dhjetor në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj https://goo.gl/maps/XgqFnnzvhZL2hqsK9

Ceremonia e hapjes është paraparë nga ora 14:30 me 11 dhjetor, ndërsa xhirot e para nga ora 15:00, andaj kemi nderin dhe kënaqësinë t'iu ftojmë në këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare.



Ardhja juaj do të na nderoj!

Organizohet liga mbarëkombëtare për vitin 2021 në pingpong

Me 11 dhe 12 dhjetor në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj do të organizohet Liga mbarëkombëtare për vitin 2021 në pingpong në kategorinë e seniorëve meshkuj dhe femra.

Ligat do të përbëhen nga 8 klubet që kanë dalë të parat në vendin e tyre, 4 nga Kosova dhe 4 nga Shqipëria. Garat do të zhvillohen me dy sezone, e para në Kosovë dhe e dyta në Shqipëri. Nga 7 xhirot e mundshme do të zhvillohen vetëm 4 xhirot e fundit, ndërsa rezultatet e 3 xhirove tjera do të merren nga rezultati vendor.

Shorti do të jetë si në vijim:

Detajet tjera janë të përshkruara në prospektin e garave. Luten klubet nga Kosova të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre deri më 8 dhjetor.

 

 

Shorti për TOP 12 - 8 Senior 2021

Bashkangjitur e gjeni shortin për TOP 12 senior dhe TOP 8 seniore , që janë paraparë të organizohet me 4 dhe 5 dhjetor në Prishtinë.

Me 4 dhe 5 dhjetor nga ora 10:00 do të organizohet TOP 12 për senior, ndërsa me 5 dhjetor nga ora 13:00 TOP 8 seniore.

Garat do të zhvillohen në 3 tavolina me 4 dhjetor, ndërsa në 4 tavolina me 5 dhjetor,  me një pauzë për drekë pas ndeshjes së 4-të në të dy ditët.


Suksese.


Organizohen TOP Turnetë e seniorëve për vitin 2021

Në këtë fund javë është paraparë të organizohen TOP Turnetë e seniorëve për vitin 2021.

 

1)      TOP 12 për Senior

Turneu më i fortë i vitit, TOP 12 për senior, është paraparë të zhvillohet me 4 dhe 5 dhjetor 2021 duke filluar nga ora 10:00 në Prishtinë. Të shtunën do të zhvillohen shtatë xhirot e para ndërsa të dielën edhe katër xhirot e mbetura.

Seniorët që kanë fituar të drejtën të marrin pjese në garën më të fortë të vitit janë:

Nr.

Lojtari

Viti

Klubi

Pikë

1

Kreshnik Mahmuti

2001

Kpp Lidhja e Prizrenit

1588

2

Fatih Karabaxhaku

2003

KPP Lidhja e Prizrenit

1376

3

Christopher David Doran

1991

Kpp Priping

1240

4

Blend Hajdari

2005

Kpp Lidhja e Prizrenit

1028

5

Eroll Boshnjaku

1969

Kpp Liria

732

6

Dardan Imami

1993

Kpp Liria

704

7

Veton Gota

1994

Kpp KVPP Prizreni

682

8

Ylli Maloku

1981

Kpp Gani Maloku

676

9

Milot Makolli

1985

Kpp Matkos pharm Dardania

568

10

Berkan Bajmak

1986

Kpp KVPP Prizreni

556

11

Orhan  Kurteshi

1995

Kpp Prishtina Mashkujt

508

12

Ercan Karabacak

1978

Kpp KVPP Prizreni

506

Rezervat

13

Feim Rama

1963

Kpp Sharri

458

14

Jeton  Beqiri

1975

Kpp Ahmet Hoxha

450

15

Alimemet Kaçaniku

1974

Kpp KVPP Prizreni

444

16

Rrahman Ademaj

1985

Kpp Matkos pharm Dardania

406

17

Argjend Ferati

1994

Kpp Hasan Prishtina

392

18

Ylli Dragidella

1998

Kpp Prishtina Mashkujt

340

 

Me 5 dhjetor po ashtu në Prishtinë duke filluar nga ora 12:00, janë paraparë që të mbahen 7 xhirot e TOP 8 për Senioret më të mira të Kosovës për vitin 2021.

Senioret që kanë fituar të drejtën të marrin pjese në garën më të fortë të vitit janë:

nr

Lojtari

Viti

Klubi

Pikë

1

Linda Zeqiri

1993

Kpp Drita Femrat

1622

2

Alma Mehmeti

2002

Kpp Drita Femrat

1388

3

Shega Hashani

2005

Kpp Ahmet Hoxha Femrat

1238

4

Taibe Ruli

2008

Kpp Lidhja e Prizrenit Femrat

842

5

Hanife Zeqiri

1996

Kpp Drita Femrat

800

6

Leoresa Imeri

2004

Kpp Vushtrria Femrat

796

7

Jerina Rexhepi

2004

Kpp Ahmet Hoxha Femrat

710

8

Lenë Osmani

2006

Kpp Matkos pharm Dardania F

680

Rezervat

9

Alma Hoxha

2002

Kpp Ahmet Hoxha Femrat

636

10

Bjondina Hasani

2002

Kpp Matkos pharm Dardania F

596

11

Ariola Hajdari

2006

Kpp Lidhja e Prizrenit Femrat

464

12

Ajola Behluli

2009

Kpp Ahmet Hoxha MK

396

13

Edolinda Alimehaj

2005

Kpp Peja femrat

396

 

Kërkojmë nga klubet që të konfirmojnë pjesëmarrjen e lojtarëve të tyre më së largu deri më 2 dhjetor në ora 16:00, në rast të mos konfirmimit do të angazhohen rezervat që kanë konfirmuar gatishmërinë sipas renditjes.

Garat do të zhvillohen secili me secilin, shorti do të hidhet nga komisioni i garave me 2 dhjetor.

 

Organizohet turneu i seniorëve për ditën e flamurit

Me 28 nëntor nga ora 10:00 në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj FPPK ka paraparë që të organizoj turneun e pingpongut të seniorëve për ditën e Flamurit.

Pas parasysh përmirësimet e situatës me pandemi, komisioni i garave ka paraparë që ky turne të organizohet me sistem të hapur me sistem eliminimi.

Klubet duhet të paraqesin lojtarët e interesuar deri më 24 nëntor në ora 16:00, vetëm në emailin: [email protected]

Shorti do të hidhet me datën 25 nëntor nga ora 20:00 përmes platformës zoom, dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.

 

Organizohet turneu i veteranëve për ditën e flamurit

Me 27 nëntor nga ora 10:00 në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, FPPK ka paraparë që të organizoj turneun e pingpongut të veteranëve për ditën e Flamurit.

 

Turneu do të organizohet për këto 4 kategoritë:

  • 40 - 49 vjeçar (të lindur në vitin 1981 ose përpara)
  • 50 - 59 vjeçar (të lindur në vitin 1971 ose përpara)
  • 60 - 64 vjeçar (të lindur në vitin 1961 ose përpara)
  • mbi 65 vjeçar (të lindur në vitin 1956 ose përpara)

Paraqitjen e lojtarëve për veteran e boni deri më 25 nëntor në ora 16:00 në [email protected]

Shorti për Veteran do të hidhet para fillimit të garave.

Garat do të zhvillohen fillimisht në fazën e grupeve sipas sistemit secili me secilin, për të kaluar pastaj në skeletin kryesor me sistem eliminimi, ndërsa në kategoritë që ka numër të vogël të pjesëmarrësve do të zhvillohet vetëm sistemi secili me secilin.

 

FPPK-së i shtohen edhe 15 gjyqtarë të rinj

Sot, 21/11/2021, në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj u organizua seminari për gjyqtar kombëtar të pingpongut, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të FPPK-së, ku pjesëmarrës ishin 28 gjyqtarë aktual dhe të rinj. Në seminar ligjëroj Prof.Dr. Abedin Bahtiri, i cili të pranishmit i njoftoi për rregullat e përgjithshme të pingpongut si dhe për risitë. Po ashtu u diskutua për kompetencat e gjyqtarit, gabimet e shpeshta, mënyra e duhur e kryerjes së punës së gjyqtarit, etj.

Të pranishmit u ndanë të kënaqur më informatat e pranuara, e po ashtu edhe në përgjigjet e marra në pyetjet e parashtruara.

Në fund të seminarit u organizua testimi teorik për gjyqtar të rinj për licencimin e tyre si gjyqtar kombëtar, ndërsa për gjyqtarët aktual testimi i rilicencimit do të organizohet në muajin shkurt të vitit 2022.

Gjyqtarët e rinj kombëtar të fppk-së janë:

Emri dhe mbiemri

Klubi

Pikë

Rezultati

Ardian Lamaxhema

Kpp Ahmet hoxha MK

30

75.00%

Albert Gegaj

Kpp Istogu

27

67.50%

Fatih Karabaxhakun

Kpp Lidhja e Prizrenit

27

67.50%

Alma Mehmeti

Kpp Drita F

26

65.00%

Diana Sadiku

Kpp Drita F

24

60.00%

Isa Çitaku

Kpp Dukagjini

24

60.00%

Shega Hashani

Kpp Ahmet Hoxha F

24

60.00%

Shpëtim Qerimi

Kpp Drita M

24

60.00%

Art Shabani

Kpp Drita M

23

57.50%

Lulzim Bajraj

Kpp Istogu

23

57.50%

Isuf Jusufi

Kpp Gani Maloku

22

55.00%

Ardit Beqiraj

Kpp Istogu

20

50.00%

Hamit Gashi

Kpp Dukagjini

20

50.00%

Sabit Gashi

Kpp Dukagjini

20

50.00%

Samire Jupolli

Kpp Prishtina F

20

50.00%

 

FPPK-ja këtë seminar e organizoi në bashkëpunim me Kpp Ahmet Hoxha MK nga Ferizaj, si dhe komitetin e gjyqtarëve në përbërje:

-          Isak Maxhera kryetar i Komitetit të gjyqtarëve

-          Abedin Bahtiri gjyqtar ndërkombëtar

-          Shefqet Jashari gjyqtar ndërkombëtar

 

Organizohen TOP 8 Junior dhe TOP 8 U21

Në këtë fund javë janë paraparë organizimet e TOP 8 turnetë për Junior dhe U21, si në vijim:

 

1)    TOP 8 për Junior

Fillimisht të shtunën, 13/11/2021 duke filluar nga ora 10:00 në Ferizaj është paraparë të organizohet turneu i TOP 8 Juniorëve më të mirë të Kosovës për vitin 2021.

2)    TOP 8 për U21

Të dielen, 14/11/2021, duke filluar nga ora 10:00 në Ferizaj është paraparë të organizohet turneu i TOP 8 U21 më të mirë të Kosovës për vitin 2021.

Kërkojmë nga klubet që të konfirmojnë pjesëmarrjen e lojtarëve të tyre për TOP 8 Junior dhe U21 më së largu deri më 11 nëntor në ora 16:00, në rast të mos konfirmimit do të angazhohen rezervat që kanë konfirmuar gatishmërinë sipas renditjes.

 

Garat do të zhvillohen secili me secilin, shorti do të hidhet nga komisioni i garave.

 

 

Zhvillohen ndeshjet e play off-it në Ligën e parë

Me 7 nëntor në SHMU Dardania në Pejë është paraparë organizimi i ndeshjeve të play off-it të ligës së parë, në mënyrë që të definohen 2 klubet që do të avancojnë në superligë në vitin 2022, si dhe plasmani final për klubet tjera.

Garat do të zhvillohen në formë të gjysmëfinaleve e pastaj të finaleve. Ndeshjet kryesore pa dyshim do të jenë ndërmjet dy të parëve nga liga A kundër dy të parëve nga liga B, fituesit do të kenë të sigurtë vendin në superligë, e pastaj në finale do të vendoset për të parin e ligës së parë.

Ndeshjet tjera do të jenë si në vijim:

Kampionit të ligës së parë të meshkujve dhe femrave do u shpërndahen kupat pas përfundimi të garave.

 

 

Shorti i turneut TOP 8 KADETËT 2021

Me 30 tetor nga ora 10:00 në sallën e pingpongut në Prishtinë do të organizohet turneu për TOP 8 kadetët më të mirë. SHORTI :

 

U zhvilluan xhirot e 12 dhe 13 të Superligës

Sot, 24/10/2021, në SHMU Motrat Qiriazi në Prizren, u zhvilluan xhirot e radhës në superligën e meshkujve dhe të femrave, ku pat mjaft ndeshje interesante.

Ndeshje derbi ishte ndeshja ndërmjet Matkos Pharm Dardania vs KVPP Prizreni, për të cilën u desh të zhvillohen 5 ndeshje, shumica e tyre me rezultat të ngushtë, për të zbuluar fituesin Makos Pharm Dardania.

Mjaft interesante ishte edhe ndeshja ndërmjet Pripingut dhe Vushtrrisë, që po ashtu u mbyll me rezultat 3:2 për Pripingun, të cilët shënuan fitore edhe ndaj KVPP Prizrenit, e me këtë shtuan shanset për mbetje në superligë së bashku me Prishtinën që sot fituan ndaj Ahmet Hoxhës.

Te konkurrenca e femrave, ndeshja derbi ndërmjet Dritës dhe Vushtrrisë u mbyll me rezultat 3:1 për Dritën. Edhe ndeshjet tjera ishin interesante, e favoritet nuk lejuan befasi.

Rezultatet dhe Tabelat:

Aktivitetet e Ardhshme

Në javën e ardhshme janë paraparë të organizohet turneu për TOP 8 Kadet si dhe xhirot e fundit në superligën e meshkujve dhe të femrave, si dhe të ligës së parë A&B. 

 

Organizohen xhirot e radhës në Superligë për meshkuj dhe femra

U organizua java e tretë e garave ekipore të Ligës së parë