I lindur më 26 shtator 1963 në Prishtinë, Kosovë, është i martuar dhe prind i tre fëmijëve. Ka përfunduar studimet Master në Elektronikë dhe ka përvojë të gjatë në menaxhim dhe teknologji informative, aktualisht CEO në Eurogoma RT dhe AMCK.
Është aktiv në pingpong që nga viti 1975, me karrierë të suksesshme si lojtar dhe drejtues. Ka qenë kampion i Kosovës për juniorë (1980) dhe seniorë (1983, 1992/93), si dhe kampion i Shqipërisë në vitin 1999. Ka përfaqësuar Kosovën në gara ndërkombëtare dhe ka qenë përzgjedhës i reprezentacionit (2002–2009).
Ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e pingpongut në Kosovë, si pjesë aktive e aktiviteteve sportive ndër vite dhe si udhëheqës i ekipeve kombëtare në kampionate botërore dhe evropiane.
Ka mbajtur pozita drejtuese si Sekretar i Përgjithshëm i FPPK-së (2009–2012) dhe Kryetar i FPPK-së (2012–2020 dhe 2024). Është aktiv edhe në struktura ndërkombëtare si ETTU dhe BTTU dhe i përfshirë në organizimin e ngjarjeve si WTT Prishtina.
Është fitues i shumë çmimeve sportive, përfshirë çmimin për vepër jetësore nga Komuna e Prishtinës (2023).Flet dhe shkruan në shqip, anglisht dhe gjuhën kroate.
Besim Hajdari është profesor i historisë dhe profesionist me përvojë në arsim, administrim, udhëheqje dhe menaxhim sportiv, me fokus në zhvillimin e pingpongut dhe sportistëve të rinj.
Ka përfunduar studimet në Shkenca Politike dhe Administratë Publike dhe Masterin në Histori në Fakultetin Filozofik, Prishtinë. Është trajner i certifikuar nga ITTF, gjyqtar kombëtar i certifikuar nga FPPK dhe ka ndjekur trajnime në administrim dhe menaxhim sportiv nga KOK.
PËRVOJA NË SPORT
Angazhimi i tij në pingpong daton që nga viti 1996, ndërsa që nga viti 2012 është aktiv në organizimin, menaxhimin dhe zhvillimin e këtij sporti.
Gjatë kësaj periudhe ka ushtruar funksione si:
Në Federatën e Pingpongut të Kosovës (FPPK) ka shërbyer si nënkryetar gjatë viteve 2020–2024 dhe ka qenë pjesë e strukturave drejtuese si anëtar i Bordit. Aktualisht është Nënkryetar i FPPK-së.
I lindur më 17.09.1967 në Prishtinë, me vendbanim të përhershëm në Ferizaj.
Ka të kryer shkollën e mesme, drejtimi “Laborant Teknik i Biologjisë” në Ferizaj dhe punon si menaxher në firmën tregtare “Ardi”.
Me pingpongun është pjesë e FPPK-së prej vitit 1996, si anëtar i KPP “Kastrioti” dhe KPP “Ferizaj”.
Në vitin 2000 është vendosur në pozitën e trajnerit të KPP “Kastrioti”, duke qenë njëkohësisht edhe lojtar i klubit. Po në vitin 2000 është licencuar me certifikatën e Referit të Pingpongut.
Në vitin 2001 ka themeluar Shkollën e Pingpongut dhe Klubin e Pingpongut “Ahmet Hoxha”. Po në vitin 2001 është licencuar me certifikatën e Trajnerit të Pingpongut.
Në vitin 2004 ka qenë Trajner i Reprezentacionit të Kosovës.
Në vitin 2019 ka themeluar klubin KPP “Ahmet Hoxha MK”, për femra dhe meshkuj.
Në vitin 2021 është licencuar me certifikatën e Trajnerit të ETTU-së. Po ashtu, në nëntor të vitit 2021 është licencuar me certifikatën e Referit Kombëtar.
Në vitin 2024 është shpallur Trajneri më i suksesshëm i Kosovës për vitin 2024. Po ashtu, klubi i tij është shpallur Klubi më i suksesshëm i Kosovës për vitin 2024.
Gjatë këtyre viteve ka qenë trajner i Reprezentacionit të Kosovës në kampionate rajonale, mesdhetare, unike, ballkanike, evropiane dhe olimpike.
Në vitin 2026 është licencuar me certifikatën e Trajnerit të ITTF-së.
Merret me pingpong që nga viti 2016. Dashurinë për këtë sport e ka pasur që në moshë të vogël dhe pasionin për pingpongun e ka trashëguar nga babai i saj, i cili është trajner i pingpongut. Që nga viti 2019 është pjesë e garave individuale, në çifte dhe ekipore.
Gjatë karrierës së saj ka fituar medalje, diploma, kupa dhe mirënjohje në kampionate dhe turne të ndryshëm. Ndër arritjet kryesore veçohen vendet e treta në kampionate individuale U21 dhe juniore, si dhe vendet e dyta në garat e çifteve femra.
Në garat ekipore, në vitin 2021 fitoi vendin e dytë në Kupën e Kosovës – Senior, ndërsa në vitin 2024 u shpall kampione e Ligës së Parë të Femrave. Gjatë sezoneve 2025–2026 është pjesë e Superligës së Kosovës për Femra.
Krahas angazhimit në sport, punon si teknike e farmacisë. Aktualisht është edhe anëtare e Bordit të Federatës së Pingpongut të Kosovës, ku synon të kontribuojë në zhvillimin dhe avancimin e pingpongut në Kosovë.
I ndërlidhur dhe mishëruar me sportin e në veqanti me pingpongun me shumë se 30 vite, si kryetar i klubit te pingpongut, sponsor e menagjer. Nga viti 2003 deri me 2015 i kyqur ne sportin e atletikës dhe si vrapues.
Përndryshe është Ekonomist i Diplomuar dhe Magjistër i shkencave në Marëdhënje Ndërkombtare dhe të Drejtën Ndërkombtare dhe Ekspert per Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme; Auditor i Certifikuar (WAS-ISO 9001:2015) – QMS dhe Trainer i Certifikuar në Qeverisjen Korporative nga International Finance Coorporatin; së fundmi edhe Trajner i pingpongut i Licencuar nga ITTF.
Nga vitet 1990 – 99, pronar i një kompanie në Kosovë dhe Maqedoni derisa pas ‘99 i kyqur kryesisht me Organizata Ndërkombtare, fillimisht me Zyren Amerikane në Gjilan pastaj në IOM; Këshilltar Biznesi e më vonë Drejtor Ekzekutiv në Regional Enterprice Agency Gjilan; Nga viti 2006 – 2014 Koordinator në Qendren Europiane për Paqë dhje Zhvillim (e themeluar nga Univerzitetit i Paqes i Kombeve të Bashkuara)
Në mes tjerash i angazhuar si Gazetar dhe Gazetar Sportiv në Radio Victoria - Gjilan e më vonë Radio Dukagjini (2000 – 2015);
Ne vitet vijuese për dy mandate Anëtar i Bordit të Drejtorëve në KEP Trust (Micro Finance Institution); ISAL – (International School for Advance Learning) Boston – SHBA - Përfaqësues për Kosovë; International Deployment Solution LLC, Florida – SHBA – Kordinator dhe Ndërlidhes për Kosovë e më vonë i ndërlidhur edhe me Agrobiznes.
Jahja Tërmkolli u lind më 16 korrik 1979 në Prishtinë. Ai jeton në Bardh të Madh, në Komunën e Fushë Kosovës, është i martuar dhe ka tre fëmijë. Shkollimin e mesëm e ka përfunduar në drejtimin e elektroteknikës, ndërsa aktualisht merret me biznes.
Nita Baymak është një profesioniste e përkushtuar në fushën e menaxhimit dhe organizimit të proceseve tëpunës.
Në rolin e saj si menaxhere në kompani, ajoështë përgjegjëse për koordinimin e aktiviteteve tëpërditshme, menaxhimin e stafit dhe zhvillimin eproceseve organizative.
Përveç angazhimit të saj profesional, Nita Baymak është gjithashtu e përfshirë aktivisht në komunitetin sportiv, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e sportit të pingpongut.
Përmes angazhimit të saj në strukturat drejtuese të Federatës së Pingpongut, ajo mbështet organizimin dhe avancimin e aktiviteteve sportive.
Me përvojën esaj në menaxhim, aftësitë organizative dhe përkushtimin ndaj komunitetit sportiv, ajo sjell një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e pingpongut.
nxhiniere e Ndërtimtarisë dhe mësimdhënëse me mbi 15 vite përvojë në projekte infrastrukturore, menaxhim ndërtimi dhe arsim teknik.
Aktualisht punon si mësimdhënëse në Shkollën Teknike “11 Marsi” në Prizren. Ka përvojë si inxhiniere strukturore në Komunën e Prizrenit dhe ka kontribuar në projekte ndërkombëtare si pjesë e konsorciumit BECHTEL-ENKA për Autostradën e Kosovës. Gjithashtu është e angazhuar si bashkëpunëtore në MArchitects dhe ka përvojë në mbikëqyrje dhe testim të materialeve ndërtimore.
E certifikuar si Këshilltare e Karrierës, me rol aktiv në orientimin profesional të të rinjve.
Ka përfunduar studimet Master në Inxhinieri Civile në Universitetin e Prishtinës, si dhe Master në Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim Turizmi në Universitetin e Prizrenit. Ka përfunduar Bachelor në Inxhinieri Civile, ku është shpërblyer si studente e dalluar.
Zotëron njohuri të avancuara në AutoCAD, ArchiCAD, GIS dhe Microsoft Office. Flet shqip, serbisht (C1), si dhe ka njohuri të nivelit C1 në anglisht dhe turqisht.
E lindur më 15.10.2005 në Ferizaj.
Është studente në Kolegjin Universum, në drejtimin Teknikë Dentare.
Është pjesë e reprezentacionit të Kosovës, kampione e shumëfishtë në të gjitha kategoritë dhe lojtare aktive në Superligën e Kosovës.
Ka përfunduar ITTF-PTT Level 1 Coaching Course.
Sheremet Hoti, i lindur më 07.07.1971 në Carallukë, Komuna e Malishevës, me profesion Jurist.
Ka punuar në MPB të RKS-së, konkretisht si Udhëheqës i Qendrës për Pajisje me Dokumente.
Është gjithashtu anëtar i Bordit të Federatës së Pingpongut të Kosovës.
Më 15 prill 2026 është zgjedhur Bordi i ri Ekzekutiv i Federatës së Pingpongut të Kosovës.
