STAG

REGJISTRIMI I KLUBEVE DHE LOJTARËVE NË FPPK PËR EDICIONIN 2023

Afati i rregullt për regjistrim të klubeve dhe lojtarëve është nga 16 janar deri 6 shkurt 2023

Kotizimi për klubet gjatë vitit 2023 është si në vijim:

a. Superliga e meshkujve, Liga e parë dhe Liga e dytë nga 100.00 €

b. Superliga e femrave dhe Liga e parë 0.00 €

c. Liga U15 0.00 €, ndërsa 50.00 € për klubet që nuk kanë klube në ligat seniore

d. Liga U19 0.00 €, ndërsa 50.00 € për klubet që nuk kanë klube në ligat seniore

Kotizimi për regjistrim të anëtarëve të klubeve (lojtar, trajner, refer, përfaqësues, etj), për të gjitha kategoritë, është 0.00 €,

Kotizimi për regjistrim të lojtarëve të huaj (gjatë tërë vitit) është 20.00 €

Kotizimi për regjistrim të lojtarëve të lirë, pas afatit të rregullt, është 5.00 €,

Vlera e një pike të paraparë në neni 27 dhe 28 të rregullores për regjistrim të anëtarëve dhe klubeve është 0.50 €

Pagesa duhet të bëhet në xhirollogarinë e FPPK në Bankën për Biznes – 1300271200018066.

Luten klubet që të kryejnë regjistrimin gjatë janarit, ndërsa pagesën munden me e kry deri me 6 shkurt.

KLUBET AKTIVE DUHET TË PLOTËSOJ KËTO DOKUMENTE:

Sipas nenit 8 të Rregullorës për regjistrim të lojtarëve dhe klubeve, “Çdo vit klubi duhet ta bëjë ri-regjistrimin. Për ri-regjistrimit të klubit plotsohet:

• Aplikacioni për vazhdimin e antarësisë,

• Aplikimi për regjistrimin e së paku 6 lojtarëve.

• Dokument identifikues personal të lojtarëv.

• Fletë lëshimin nga klubi i deritashëm për lojtarët nën moshën 21 vjeçare që ndërrojnë klubet

• Plotësimin e dokumentacionit nga neni 7 nëse ka mungesa

Po ashtu edhe

• Lista elektronike me shënimet e krejt anëtarëve të regjistruar për vitin 2023

Dosjen komplet mund të e dorëzoni në zyre (ose kutinë postare) të FPPK-së, ndërsa listën elektronike me shënimet e krejt anëtarëve për vitin 2023 e dërgoni në email [email protected]

KLUBET E REJA DUHET TË PLOTËSOJ KËTO DOKUMENTE:

Sipas nenit 7 të Rregullorës për regjistrim të lojtarëve dhe klubeve, “Për regjistrimin e parë të klubit është e nevojshme të bëhen:

• Aplikacioni për anëtarësim me obligim të pranimit të veprimit në pajtim me statutin e FPPK-së, me Rregulloret dhe vendimet e organeve të FPPK-së,

• Certifikata apo kopja e noterizuar e regjistrimit të OJQ-së

• Certifikata apo kopja e noterizuar e Numrit Fiskal

• Akti i themelimit, me së paku pesëmbëdhjetë (15) persona fizik të moshës madhore (mbi 18 vj.)

• Statuti i klubit / shoqatës me vulë dhe nënshkrim

• Përfaqësuesi i autorizuar i klubit / shoqatës nga Departamenti për OJQ

• Vërtetimi / vendimi për regjistrimin e klubit në komunën përkatëse

• Vërtetimi për shlyerjen e detyrimeve tatimore nga ATK-ja

• Aplikacioni për regjistrimin e së paku 6 lojtarëve të cilët nuk janë udhëheqë të klubit ose trajnerë,

• Dokument identifikues personal të lojtarëve

• Listën e anëtarëve në detyrat udhëheqëse dhe listën e trajnerëve.

• Fletë lëshimin nga klubi i deritashëm për lojtarët nën moshën 21 vjeçare që ndërrojnë klubet

• Dëshminë që klubi i përmbush kushtet për t’u marrë me veprimtari sportive të përcaktuar me Ligjin mbi sportin.

• Llogarinë bankare të klubit

Po ashtu edhe

• Lista elektronike me shënimet e të gjithë anëtarëve të regjistruar për vitin 2023.

Dosjen komplet mund të e dorëzoni në zyre (ose kutinë postare) të FPPK-së, ndërsa listën elektronike me shënimet e krejt anëtarëve për vitin 2023 e dërgoni në email [email protected]

Të gjitha materialet që duhet plotësuar i gjeni të bashkangjitura.

 

INFORMATË

Klubet janë të obliguara që të regjistrojnë të gjithë anëtarët e klubit të tyre tek të gjitha moshave në mënyrë që të njëjtit të fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në të gjitha garat individuale dhe ekipore që organizohen nga FPPK-ja në cilësi të lojtarit, trajnerit, referit apo përfaqësuesit të klubit. Në të kundërtën çdo lojtarë që nuk është i regjistruar në klub dhe paraqitet në ndonjë garë të FPPK-së duhet të paguaj kotizimin prej 20 euro.

Komisioni për regjistrim do të shqyrtoj dokumentacionin më 07.02.2022.

Mbledhja e Kuvendit të FPPK do të caktohet nga Bordi ekzekutiv në mbledhjen e janarit të FPPK-së, ndërsa turneu “Dita e Pavarësisë” më 19 shkurt 2022, vendi do të caktohet më vonë.

FPPK për vitin 2023 për garat individuale do të organizoje Kampionatet individuale, turneun Dita e Pavarësisë, turneun Dita e Çlirimit të Kosovës, turneun Dita e Flamurit, si dhe TOP turnetë. Turnet tjera përkujtuese (psh. Hasan Prishtina, Ahmet Hoxha, etj) duhet të organizohen nga klubet dhe ato duhet të sigurojnë palestrën, shujtën e ushqimit, trofetë, medaljet e diplomat, panon si dhe mëditjet për Arbitrin dhe gjyqtaret për këto gara.

Bordi do të shqyrtoje kalendarin dhe do të merr vendim për ndryshime eventuale në bazë të klubeve të paraqitura. Për çdo paqartësi ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.