Jetoni është UD kryetar i Federatës së Pingpongut të Kosovës . Ai udhëheq marrëdhëniet e jashtme me organizatat e ndryshme sportive si ato vendore dhe ndërkombëtare, si dhe është Kryetar i Komisionit të akteve normative.
Njëkohësisht, Jetoni vazhdon të jetë lojtar aktiv në Klubin e Pingpongut Elting Dardania (Prishtinë), me të cilin ka fituar shumë tituj si në garat ekipore ashtu edhe në ato individuale, duke qenë Kampion i Juniorëve në të gjitha disiplinat (individual, çifte dhe çifte të përziera) në vitin (2002) si dhe ka fituar tituj të ndryshëm në gara të seniorëve.
Jetoni ka përfunduar studimet master në Institutin Rochester të Teknologjisë (RIT) Universiteti Amerikan i Kosovës dhe mban titullin: Master i Shkencave me fokus në Politikat Publike.
Gjithashtu ka të përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.
Për më tepër, Jetoni punon si ekspert ligjor në Projektin e SIDA-së, mbështetje Zyrës së Kryeministrit në zhvillimin e politikave. Ka shërbyer në kapacitete të ndryshme si ekspert ligjor për organizata të ndryshme sikurse: Zyrën e Bashkimit Evropian, USAID, Bankën Botërore, Save the Children, FAO në çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, hartimin e politkave dhe legjislacionit si dhe në ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të nivelit qendror dhe lokal të institucioneve publike.
Për më tepër se nëntë (9) vite ka qenë pjesë e Zyrës Ligjore të Zyrës së Kryeministrit në pozitë menaxheriale për të siguruar se i gjithë legjislacioni primar dhe sekondar që Qeveria ia propozon Kuvendit është në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin vendor. Ka qenë hartues i disa ligjeve dhe akteve nënligjore të cilat janë propozuar nga Zyra e Kryeministrit.
Jetoni është autor i disa punimeve të ndryshme në fushën e qeverisjes së administratës publike, shoqërive tregtare etj.
Flet rrjedhshëm gjuhën angleze.