STAG

Blendi Hajdari dhe Shega Hashani përzgjedhen për pjesëmarrje në Eurotalents Development Camp II U-17

Dy lojtarët më të mirë U17 të Kosovës janë përzgjedhur për të marrë pjesë në Eurotalents Development Camp II U-17 në Havirov, Çeki, nga 22 deri 29 tetor 2021.

Kampi është i sistemit të mbyllur dhe të drejtë pjesëmarrje kanë vetëm 32 M dhe 32 F e përzgjedhur nga e gjithë Evropa.

Kosovën në këtë kamp të nivelit më të lartë për zhvillim të lojtarëve do ta përfaqësojnë lojtarët Blendi Hajdari dhe Shega Hashani si dhe trajnerët Dardan Imami dhe Ridvan Hashani.

 

Ju urojmë suksese lojtarëve dhe trajnerëve.