STAG

Christopher Doran dhe Iva Dimitrievska fitues të turneut për senior "Lidhja e Prizrenit 2021"

Dje me datën 06 06 2021 FPPK në bashkëpunim me Kpp Lidhja e Prizrenit & Kpp Liria dhe nën patronatin e Kuvendit Komunal të Prizrenit, në Shkollën fillore Fadil Hisari në Prizren organizuan me sukses truneun e seniorve “Lidhja e Prizrenit 2021”, me pjesëmarrjen e mbi 120 lojtarëve të klubeve nga Kosova, e pas dy vitesh edhe me pjesëmarrjen e lojtarëve nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i zi.

Në kategorinë e femrave kësaj radhe ishin të paraqitura 31 lojtare nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi, të cilat i zhvilluan garat në sistem eliminimi. Pjesëmarrja e lojtareve nga Maqedonia dhe Mali i zi e rritën konkurrencën, e ndeshjet ishin më të forta. Në gjysmëfinalen e parë Linda Zeqiri u përball me Bojana Mihajlovska nga Maqedonia nga e cila fitoi me 3:0, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë Alma Mehmeti humbi nga maqedonasja tjetër Iva Dimitrievska. Finalja ishte mjaft e baraspeshuar ndërmjet Lindes dhe Ivanes, por në fund Iva Dimitrievska fitoi me rezultat të ngushtë 3:2, e kështu fitoi titullin e kampiones së turneu Lidhja e Prizrenit.

Ne kategorinë e meshkujve ishin te paraqitur 95 lojtare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i zi. Të gjitha ndeshjet u zhvilluan në sistem eliminimi, e favoritët nuk lejuan befasi. Në Gjysmëfinalen e parë u përballë Kreshnik Mahmuti dhe Christopher David Doran që edhe kësaj radhe përfundoi me 3:1 në të mirë të Christopherit. Edhe gjysmëfinalja e dytë ndërmjet Blendi Hajdarit dhe Fatih Karabaxhakut u përmbyll me 3:1 për Fatihun.Në finale për herë të 3-të me radhë takohen Christopher David Doran dhe Fatih Karabaxhaku, kësaj radhe Christopheri fitoi me rezultat bindës 3:0, duke fituar kështu titullin e 3-të radhazi në kategorinë e seniorve.

Rezultatet

Femrat

1 Iva Dimitrievska

2 Linda Zeqiri

3 Alma Mehmeti

3 Bojana Mihajlovska

Meshkujt

1 Christopher David Doran

2 Fatih Karabaxhaku

3 Blend Hajdari

3 Kreshnik Mahmuti

https://www.facebook.com/fppks/posts/4235826343147010

Aktivitetet e Ardhshme

Në javën e ardhshme është paraparë organizimi i turneut për minikadet dhe kadet “Dita e Çlirimit”.