STAG

Fatih Karabaxhaku dhe Loresa Imeri fitues të turneut të juniorëve “Hasan Prishtina” 2021

Sot, në sallën e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë u organizua turneu i juniorve “Hasan Prishtina” në të cilën morën pjesë rreth 80 pjesëmarrës. Garat u organizuan në kategorinë e meshkujve dhe të femrave.

Në kategorinë e femrave pjesëmarrëse ishin 16 pingpongiste të cilat garuan në sistem eliminimi. Ndeshje shumë e fortë u organizua në të 16 e finales ndërmjet Adea Babunit dhe Loresa Imerit, të cilin e fitoj Loresa duke dhënë sinjale se kupën synon ta mbaj në Vushtrri. Në gjysmëfinalen e parë Lene Osmani triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj bartëses së ranglistës Shega Hashanit, ndërsa në gjysmë finalen e dytë Loresa Imeri fitoj me 3:0 ndaj Jerina Rexhepit. Ne finale të dy lojtaret treguan lojë të mirë, por kampione e turneut u shpall Loresa me fitore 3:0 ndaj Lenes.

Në Kategorinë e meshkujve ishin 50 pjesëmarrës të cilët po ashtu garuan në sistem eliminimi, duke treguar nivel mjaft cilësor. Favoritët nuk lejuan befasi. Në gjysmëfinalen e parë Fatih Karabaxhaku fitoj ndaj Dren Çerkinit me 3:0, në gjysmëfinalen e dytë Blend Hajdari po ashtu me 3:0 fitoi ndaj Sylejman Çerkinit.Në finale Fatih Karabaxhaku dëshmoi superioritetin e tij ndaj Blendi Hajdarit duke fituar përsëri, kësaj radhe fitoi me 3:0.

REZULTATET

Junior Femra

1. Loresa Imeri

2. Lene Osmani

3. Shega Hashani

3. Jerina Rexhepi

Junior Meshkuj

1. Fatih Karabaxhaku

2. Blend Hajdari

3. Dren Çerkini

3. Sylejman Çerkini

https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.4215830095146635/4215817831814528

AKTIVITETET E ARDHSHME

Në javën e ardhshme është paraparë organizimi i turneut të seniorve “Lidhja e Prizrenit” në Prizren.