STAG

Fatih Karabaxhaku merr pjesë në kampionatin individual Europian për U21

Nga 9 deri me 14 nëntor në Spa të Belgjikës do të organizohet Kampionati Individual Europian për U21 për 64 lojtarët më të mirë të Evorpës për këtë kategori. Edhe Kosova do të përfaqësohet në këtë aktivitete në të cilin pjesëmarrja ka qenë e kushtëzuar me pikë në ranglistën botërore. Kështu që Fatih Karabaxhaku ka arritur pikët e mjaftueshme për pjesëmarrje.

Gjatë këtij kampionati Fatihu përveç garave individuale do të marrë pjesë edhe në çifte meshkuj me lojtarin nga Austria Jonas PROMBERGER dhe në çifte miks me lojtaren Vitalia REINOL nga Estonia.

Për të më shumë informata rreth këtij kampionati shikoni në linkun: https://www.ettu.org/en/events/european-under-21-championships/general-information/

Sot Fatihu së bashku me trajnerin e tij, Dardan Imami, kanë udhëtuar për të marrë pjesë në këtë kampionat ku do të kenë mjaftë orar të ngjeshur të ndeshjeve.

 

U urojmë fat përfaqësuesëve të Kosovës.