STAG

Filloi kampionati ekipor në Superligën e Kosovës në pingpong

Sot me datën 06.03.2022 në pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtinë filloi sezoni pranveror i garave ekipore në Superligën e Kosovës në pingpong për kategorinë e meshkujve dhe femrave. Ky aktivitet ishte i paraparë të zhvillohej në katër tavolina mirëpo për shkak të problemit me ujë në një pjesë të sallës, garat u zhvilluan në tri tavolina gjë që ndikoi në zgjatjen e këtij aktiviteti.

Në kategorinë e meshkujve u zhvilluan dy xhiro ku në xhiron e parë Lidhja e Prizrenit, Dardania dhe Priping fituan me rezultat bindës 4-0 ndaj Sharrit, Llapushës dhe Ahmet Hoxhës, kurse Prishtina arriti ta siguroj fitorën ndaj Lirisë së Prizrenit vetëm pasi u zhvilluan shtatë ndeshje ku në fund fitoi me rezultat të ngushtë 4-3. Në xhiron e dytë pati ndeshje më interesante, vlenë të përmendet ndeshja Liria vs Dardania që përfundoi me rezultat 4-2 në favor të Dardanisë por që ishte një ndeshje e tensionuar dhe me rivalitet ku gjyqtari ndau katër kartona të verdhë dhe një të kuq. Derbi tjetër i kësaj xhiro ishte derbi lokal i qytetit të Prishtinës në mes të klubit Priping dhe Prishtina ku në fund arriti të triumfoj Pripingu duke shënuar fitore me rezultat 4-2.

Në kategorinë e femrave poashtu u zhvilluan dy xhiro. Në xhiron e parë pati ndeshje shumë interesante ku deri në momentet e fundit nuk mund të percaktohej fituesi. Derbi i pari ishte në mes të Kpp Prishtina F dhe Kpp Vushtrria F ku Prishtina arriti në fund ta siguroj fitorën me rezultat të ngushtë 4-3 si dhe Kpp Ahmet Hoxha MK ndaj Kpp Lidhja e Prizrenit F poashtu me rezultat të ngushtë 4-3. Kurse favoritet Drita dhe Ahmet Hoxha shënuan fitorë bindëse 4-0. Në xhiron e dytë fituan favoritët me rezultat të thellë 4-0.

Tabelat

Aktivitetet e ardhshme

Me 12.03.22 në Ferizaj do të filloj kampionati ekipor për junior U17 kurse me datën 13.03.22 në Pejë do të filloj kampionati ekipor në Ligën e parë dhe Ligën e dytë.