STAG

FPPK fillon aktivitetet e 2020 me pjesëmarrje në "Connect League"

 

Federata e pingpongut fillon aktivitetet e saj për vitin 2020 me pjesëmarrjen në ligën rajonale ‘Connect ligen’ që do të organizohet me 8 dhe 9 shkurt në Shkup.

Bordi i FPPK-së ka pranuar propozimin e ud selektorit që Kosovën në këtë ligë ta përfaqësojnë

Kadet M - Blendi Hajdari dhe Rilind Gashi

Kadet F - Shega Hashani dhe Adea Babuni

Junior M - Fatih Karabaxhaku dhe Aulon Bivolaku

Juniore F - Alma Mehmeti dhe Jerina Rexhepi

Trajner - Rifat Rifati dhe Ridvan Hashani

Udhëheqësi i rrugës - Nehat Çitaku

Sa për informimin tuaj, Connect Liga ka filluar në nëntorin e vitit të kaluar në Kosovë, e sivjet do të mbahet në Maqedoni, Mal të zi, Shqipëri, e në fund në Kosovë, për të nxjerr Përfaqësueset më të suksesshme. Kosova në xhirot e para ka dalë si përfaqësuesja e parë në 3 kategori: Junior M, Kadet M dhe Kadet F si dhe e dyta në kategorinë e Junior F.

Në fundjavën tjetër (15-17 shkurt) është paraparë organizimi i mbledhjes së Kuvendit si dhe shpërblimit të laureatëve , e pastaj me 17 shkurt organizimi i turneut dita e pavarësisë, për të cilën tanimë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre shumë përfaqësues nga ITTF, ETTU, STAG e nga Rajoni.

Për më shumë info [email protected]