STAG

Laureatët e FPPK-se 2017

 Federata e pingpongut sot përmbylli aktivitetet e vitit 2017 me ceremoninë e Laureatve për këtë vit, që u organizua në Hotel Sirius. Përveç sportistëve, bashkëpunëtorëve, mediave e sponsorëve, ishte e pranishme edhe zëvendës ambasadorja e Shteteve te Bashkuara të Amerikës në Kosove, znj. Colleen Hyland.

 Kryetari i FPPK-së z. Nehat Çitaku mbajti një fjalim rasti duke i njoftuar të pranishmit shkurtimisht me aktivitetet e FPPK-së gjatë vitit 2017, e po ashtu edhe znj. Colleen Hyland, i përshëndeti të pranishmit duke theksuar se shpërblimi i më të mirëve është një satisfakcion për më të mirët.

 Komisioni i më të mirëve kishte përgaditur një raport të që ishte aprovuar nga Bordi i FPPK-së ku ishin paraparë të shpërbleheshin edhe kontribuuesit e ndryshëm si: Departamenti i sportit nga MKRS-ja, Kompania Vlera, Kompania Meridian, ish Selektori Besart Domaniku, Mentor Beranin nga Kosova Info, etj, për të vazhduar pastaj me shpërblimet për:

Ekipi më i mirë i vitit në konkurrencën e Juniorëve: Kpp “Lidhja e Prizrenit” Prizren  (Blendi Hajdari, Donart Berisha, Fati Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti)

Ekipi më i mirë i vitit në konkurrencën Senior -Femrat: Kpp “Drita” Gjilan  (Alma Mehmeti, Hanife Zeqiri, Linda Zeqiri) 

Ekipi më i mirë i vitit në konkurrencën e Senior -Meshkujt:  Kpp “Prishtina”  Prishtinë  (Baton Çitaku, Besart Domaniku, Yll Presreshi, Petrit Dragidella)

Klubi më i suksesshëm i vitit: Kpp “Prishtina”  Prishtinë

Punëtori sportiv i vitit: Fadil Luta – Sekretar i FPPK-se

Gjyqtari më i mirë vendor: Bashkim Gashi, Gjyqtar i FPPK-së

Gjyqtari më i mirë ndërkombëtar: Jeton Beqiri, Gjyqtar Ndërkombëta

Trajneri më i mirë: Rifat Rifati, Kpp “Lidhja e Prizrenit” Prizren 

Minikadetja më e mirë:  Shega Hashani, anëtare  e  Kpp “Ahmet Hoxha”, Ferizaj

 Minikadeti më i mirë:  Blendi Hajdari  anëtar i Kpp “Lidhja e Prizrenit” Prizren

 Kadetja më e mirë:  Alma Mehameti, anëtare e Kpp “Drita”, Gjilan

 Kadeti më i mirë:  Fatih Karabaxhaku  anëtar i Kpp “Lidhja e Prizrenit” Prizren

 Juniorja më e mirë e vitit:  Alma Mehameti, anëtare e Kpp “Drita”, Gjilan

 Juniori më i mirë i vitit: Kreshnik Mahmuti, anëtar  i Kpp “Lidhja e Prizrenit(J)”, Prizren

 U21 më e mirë e vitit:  Alma Mehameti, anëtare e Kpp “Drita”, Gjilan

 U21 më i mirë i vitit:  Kreshnik Mahmuti, anëtar  i Kpp “Lidhja e Prizrenit”, Prizren

 Pingpongistja më e mirë e vitit: Linda Zeqiri, anëtare  e  Kpp “Drita”, Gjilan

Pingpongisti më i mirë i vitit: Rrahman Ademaj,, anëtar i Kpp“Elting Kosova”, Prishtinë