STAG

Lidhja e Prizrenit dhe Drita kampion të Superligës për vitin 2021

Sot, 31/10/2021, në SHMU Motrat Qiriazi u zhvilluan xhirot e mbetura dhe të fundit të superligës së meshkujve dhe të femrave për vitin 2021. Te konkurrenca e femrave “Drita” fitoj me rezultat 3:2 ndaj “Ahmet Hoxhes” e kështu mbrojti titullin kampion pa asnjë humbje. Nga superliga e femrave largohen ‘Peja’ dhe ‘SHPP Ahmet Hoxha’.

Në konkurrencën e meshkujve pati shumë ndeshje interesante e po ashtu edhe befasi. Befasi ishte humbja e ‘Lidhjes së Prizrenit’ nga ‘Liria’. Megjithatë ‘Lidhja e Prizrenit’ shpallet kampion edhe për vitin 2021 me vetëm një humbje. Derbi i javës pa dyshim ishte ndeshja e xhiros së fundit ndërmjet ‘Ahmet Hoxha’ vs ‘KVPP Prizreni’, nga e cila përcaktohej klubi që do të mbetët në superligë, andaj edhe të gjitha ndeshjet individuale ishin të forta e plot ankth, e pas 3 orë lojë fitues me rezultat 3:2 doli ‘Ahmet Hoxha’. Nga superliga e meshkujve largohen ‘KVPP Prizreni’ dhe ‘Vushtrria’.

Te liga e parë A ndeshja derbi ndërmjet ‘Hasan Prishtinës’ dhe ‘Sharrit’ u përmbyll 2:3, ndërsa në ligën e parë B ndeshja derbi ndërmjet ‘Llapusha’ dhe ‘Ahmet Hoxha MK’ përfundoi 3:0.

https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.4677591815637125/4677571168972523/ 

Rezultatet dhe tabelat përfundimtare:

Aktivitetet e ardhshme

Në javën e ardhshme janë paraparë të zhvillohen ndeshjet e play off-it të ligës së parë.