STAG

MELITA & Partners është "Partner Sponsor" i FPPK në implementimin e sistemit financiar Quickbooks PRO 2021

Kompania MELITA & Partners shpallet "Partner Sponsor" i Federatës së PingPongut të Kosovës (FPPK).

Sot, FPPK nënshkroi Marrëveshjen për të hyrë në partneritet me kompaninë MELITA & Partners në cilësinë e "Partner Sponsor", për zhvillimin e bashkëpunimit në ofrimin e shërbimeve të trajnimit të specializuar në fushën e kontabilitetit dhe financave të kompjuterizuara në FPPK përmes implementimit të sistemit financiar QuickBooks PRO 2021 në FPPK, duke filluar nga muaji janar 2021.

Urime!

Melita&Partners info:
📞+383 44 (0) 646 329
📞+383 44 (0) 123 203
✉info@melita-partners.com