STAG

Nenkryetari Jeton Oruqi - anetar i ri i Bordit te Apelit ne ETTU

 Nënkryetari i parë i federatës së Pingpongut, z Jeton Oruqi është zgjedhur anëtar i bordit të Apelit të federatës Europiane të pingpongut (ETTU) në kongresin që është mbajtur sot.

Në këtë Konferencë kanë marrë pjesë kryetari i federatës z. Jeton Beqiri si dhe Sekretari i përgjithshëm z. Fadil Luta, i cili është përzgjedhur edhe si verifikues për procesin e votimit.

Urime dhe suksese të mëtutjeshme.