STAG

Njoftim për mbledhjen e Kuvendit të FPPK-së

Federata e Pingpongut e Kosovës me datën 15 shkurt, duke filluar nga ora 11:00, do të mbajë mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Federatës.

Për dallim nga mbledhjet e kaluara, në këtë kuvend do të kemi musafir nderi edhe zyrtarë të lartë të Federatës Botërore të Pingpongut - ITTF, ETTU-se, STAG-u dhe rajonit, përfshirë këtu edhe zv.Presidenten e ITTF-it znj Petra Sorling, të cilët do të vizitojnë Kosovën për herë të parë, në kuadër të turneut për ditën e pavarësisë së Kosovës.

Mbledhja e rregullt e Kuvendit është paraparë të mbahet me 15 shkurt në Hotel Venus duke filluar nga ora 11:00.

Ftohen përfaqësuesit e klubeve që të dërgojnë propozimet e tyre për ndryshime eventuale në aktet normative të FPPK deri më 09.02.2020.

Propozimet nga klubet së bashku me rendin e ditës dhe materialet do ju dërgohen me 10/02/2020