STAG

Organizohet Turneu Memorial i veteranëve ‘Gani Maloku’

Me 16 tetor nga ora 14:00 në shkollën Tefik Çanga në Ferizaj., FPPK në bashkëpunim me KPP ‘Gani Maloku’ kanë paraparë organizimin e turneut të dytë memorial të veteranëve në nder të Gani Malokut.

Turneu do të organizohet për këto 4 kategoritë:

  • 40 - 49 vjeçar (të lindur në vitin 1981 ose përpara)
  • 50 - 59 vjeçar (të lindur në vitin 1971 ose përpara)
  • 60 - 64 vjeçar (të lindur në vitin 1961 ose përpara)
  • mbi 65 vjeçar (të lindur në vitin 1956 ose përpara)

Paraqitjen e lojtarëve për veteran e boni deri më 15 tetor në ora 16:00 në [email protected].

Shorti për Veteran do të hidhet para fillimit të garave.

Garat do të zhvillohen fillimisht në fazën e grupeve sipas sistemit secili me secilin, për të kaluar pastaj në skeletin kryesor me sistem eliminimi, ndërsa në kategoritë që ka numër të vogël të pjesëmarrësve do të zhvillohet vetëm sistemi secili me secilin.