STAG

Përfaqësim i mirë i përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian

Përfaqësuesja e Kosovës në pingpong ka zhvilluar ndeshjet e fazës së parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për Senior që u mbajtën në Bullgari nga data 31 mars deri më 2 prill për kategorinë e meshkujve dhe nga data 1 deri më 3 prill në Bosnje dhe Hercegovinë për kategorinë e femrave.

Në kategorinë e meshkujve Senior Kosova u përfaqësua nga Kreshnik Mahmuti, Fatih Karabaxhaku, Blend Hajdari, Dardan Imami (trajner) dhe Besnik Behluli (udhëheqës i delegacionit) ku në kuadër të grupit C është ndeshur me Norvegjinë, Latvinë, Islandën dhe Bullgarinë. Djelmoshat tanë përkundër rezultateve patën paraqitje solide dhe shpresdhënëse duke theksuar që në ekipin e seniorëve të paraqitur ishin dy juniorët tanë më të mirë Fatih Karabaxhaku dhe Blend Hajdari dhe që padyshim se kjo përvoj do të ndikoj në ngritjen e tyre në vitet në vijim.

Rezultatet

Kosova 0-3 Norvegjia

Bullgaria 3-0 Kosova

Kosova 0-3 Latvia

Islanda 3-0 Kosova

Në kategorinë e femrave Kosova u përfaqësua nga Linda Zeqiri, Alma Mehmeti, Shega Hashani, Jeton Azizi (trajner) dhe Ridvan Hashani (udhëheqës i delegacionit) ku në kuadër të grupit C është ndeshur me Izraelin, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, dhe Qipron. Vajzat patën paraqitje shumë të mira dhe në momente të caktuara u mungoi vetëm fati për të shënuar fitore sikurse në ndeshjen kundër Qipros ku ishin 4 match point që ndeshja të përfundonte në favor Kosovës. Vlenë të përmendet mosha e re e ekipit të senioreve ku pjesë e këtij ekipi ishte Shega Hashani e cila ende është në kategorinë U17 që nënkupton një ekip me moshë shumë të re dhe me prespektivë për rezultate në të ardhmen.

Rezultatet

Kosova 0-3 Izraeli

Bosnje dhe Hercegovica 3-0 Kosova

Kosova 1-3 Mali i Zi

Kosova 2-3 Qipro.

Foto: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5191813327548302/5191804534215848/