STAG

Turneu Memorial i veteranëve Dr.Fatmir Fazlija

Sot me datën 24.04.2021 në SHMU “Abedin Rexha” në Turiqefc Federata e Pingpongut të Kosovës në bashkëpunim me KPP Shpresa si dhe Kuvendin Komunal të Skenderajt organizuan për herë të parë Turneun memorial të vetëranëve “Dr. Fatmir Fazlija”. Në këtë organizim ishin të pranishëm edhe kryetari I sapozgjedhur I Komitetit Olimpik të Kosovës z.Ismet Krasniqi dhe përfaqësuesja e Departamentit të Sportit pranë Ministrisë së Sportit znj.Afërdita Fazlija dhe njëherit edhe motra e dëshmorit Fatmir Fazlija.

Garat u zhvilluan në një atmosferë sportive ku pati ndeshje mjaftë interesante në të gjitha kategoritë. Të gjitha ndeshjet u zhvilluan duke respektuar masat e parapara anticovid.

Në fund të turneut këto ishin rezultatet përfundimtare :

Grupmosha mbi 40 vjeç

1.Yll Maloku

2.Erxhan Karabaxhaku

3.Jeton Beqiri

3.Jeton Azizi

Grupmosha mbi 50 vjeç

1.Eroll Karabaxhaku

2.Abedin Bahtiri

3.Qamil Vishaj

3.Ilir Jaha

Grupmosha mbi 60 vjeç

1.Remzi Shala

2.Sadri Hulaj

3.Nezir Lokaj

Grupmosha mbi 65 vjeç

1.Sheshivar Veliu

2.Shaip Reqica

3.Vehbi Raqi

3.Sadri Abazi

Lavdi për veprën jetësore të Dr.Fatmir Fazlija.