STAG

Urimi i Kryetarit të FPPK-së z.Çitaku për Vitin e Ri

 

Te dashur sportdashes,

Federata e Pingpongit e Kosoves po e mbyll kete vite me te gjitha aktivitetet e planifikuara dhe jo vetem.

Per Federaten e Pingpongut viti 2019 mund te cilesohet vit historik duke pasur parasysh qe kete vit pingpongistet tane fituan medale nderkombetare per here te pare, ne turneun e nderkombetar mbajtur ne Malta.

 Federata e pingpngut kete vit poashtu ishte organizatore e turneut Ballkanik per te rinje, ide kjo e cila eshte e kahmotshme por e realuzuar me perkushtim te plote nga FPPK, ku per perkrahje te kesaj iniciative kishim ne Kosove edhe Kryetarin e ETTU-se, z.Ronald Kramer.

Lajmi me i mire i Vitit 2019, eshte aprovimi i kerkeses se FPPK-se, nga Federata Boteore, per ndertimin e  Akademis Rajonale te Pingpongut e cila do te nderohet ne Prishtine dhe do te shfrytezohet edhe nga shtetet fqinje.

Te gjitha keto aktivitete nuk do te realizoheshin pa ndihmen e bashkepunotoreve te federates.

Viti 2020 do te kete sfdiat e veta, por do te jete me i lehte duke marr parasysh qe sponsor general i FPPK-se do te jete njera nder kompanite me prestigjioze ne vend, e cila do te behet publike me vone.

Andaj ne emer te federates, me lejoni te ju uroj vitin e ri 2020, te gjithe lojetareve te pingpongut, klubeve, trajnereve, prinderve, gjyqtareve, anetareve te komisineve, sponzoreve, gazetareve sportive, Ministrise se Rinise Kultures dhe Sportit, Departamentit te Sportit dhe te gjithe bashkpunetoreve tjere vendor dhe nderkombetar, duke ju deshirar lumturi dhe dashuri.

Gezuar dekada e re, gezuar 2020-ta!