STAG

‘’LIDHJA E PRIZRENIT’’ DHE ‘’DRITA F’’ ENDE TË PAMPOSHTUR NJË JAVË PARA PËRFUNDIMIT TË SEZONIT

 Sot, më datë 8 tetor, në shkollën fillore "Tefik Çanga" në Ferizaj dhe në shkollën "Fadil Hisari" në Prizren u organizuan xhirot 12 dhe 13 të Superligës së Kosovës.

Në Prizren, në një atmosferë të mirë sportive dhe konkurruese, u zhvilluan ndeshjet e kategorisë së meshkujve, ku kishte lojë shumë interesante me rezultate të ndryshme.

"Lidhja e Prizrenit" vazhdon të mbetet e pamposhtur. Në ndeshjen kundër "Ahmet Hoxha", ata fituan me rezultatin 4:0, ndërsa ndeshjen kundër "Dardania" e fituan me rezultatin 4:1.

Një ndeshje e veçantë ishte "Dardania" kundër "Priping". Derbi i kryeqytetit solli emocione dhe tension për shkak të rëndësisë së ndeshjes dhe rezultatit të ngushtë. "Priping" fitoi ndeshjen me rezultat 4:3 në fund.

Ndeshje tjetër tejet interesante ishte "Vushtrria" kundër "Prishtina" që përfundoi me rezultatin 4:3 në favor të ekipit nga Prishtina.

Derbi i qytetit të Prizrenit ishte gjithashtu një ndeshje e veçantë, por "Liria" dominoi "KVPP Prizreni"-n dhe fitoi ndeshjen me rezultatin 4:0.

 Në Ferizaj, në kategorinë e femrave, "Drita F" vazhdon të mbetet e pamposhtur. Ekipi nga qyteti i Gjilanit fitoi kundër "Vushtrria" dhe "Prishtina F" me rezultat 4:1.


Nga dy fitore të rëndësishme gëzuan edhe ekipet nga qyteti i Ferizajt, "Ahmet Hoxha F" dhe "Ahmet Hoxha MK".


"Ahmet Hoxha F" u ndesh me "Vushtrria" dhe zhvilluan një ndeshje tërheqëse. Në fund, ndeshja u përmbyll me rezultatin 4:2 në favor të qytetit të Ferizajt. Ato gjithashtu fituan ndeshjen kundër "Prishtina F" me rezultatin 4:1.