Këtë vikend më 10 dhe 11 dhjetor në qytetin e Pejës u organizua me sukses liga e përbashkët në pingpong Kosovë-Shqipëri ku u zhvilluan ndeshjet e fazës së parë të këtij edicioni ku u ballafaquan katër ekipet më të mira nga Kosova dhe Shqipëria në konkurrencën e meshkujve dhe femrave. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri, drejtoresha e DKRS-së znj.Xhenet Syka, z. Klodian Gjata, përfaqësues i Federates Shqiptare të Pingpongut, ku pas fjalimeve të tyre, pas një pershendetje e fjalimi motivues aktiviteti u shpall i hapur edhe zyrtarisht nga z. Agron Gashi, përfaqësues i MKRS-së të cilët i falenderoi kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës z.Jeton Beqiri dhe më pas u vazhdua me një paraqitje të përgatitur nga ansambli “Rugova”. Ndeshjet u përcollën edhe nga z. Bujar Turjaka, anëtar i bordit ekzekutiv të KOK-ut dhe z.Tonin Binoshaj, sekretari i Federates Shqiptare të Pingpogut dhe anëtar i Komitetit Olimpik të Shqipërisë, të cilat u zhvilluan në sallën e sportit të gjimnazit “Bedri Pejani” në një atmosferë tejet të mirë sportive dhe kushte shumë të mira organizative falë edhe kontributit të z.Qamil Vishaj dhe përkrahjes nga Komuna e Pejës.
Në konkurrencën e meshkujve ekipet nga Kosova u treguan më të suksesshme ku “Lidhja e Prizrenit”, “Priping” dhe “Dardania” treguan paraqitje shumë stabile duke shënuar katër fitore nga katër ndeshjet e zhvilluara kurse “Liria” shënoi dy fitore dhe dy humbje. Për shkak të rezultateve në ligat vendore “Lidhja e Prizrenit” i prinë tabelës në konkurrencën e meshkujve.
Në konkurrencën e femrave ndeshjet ishin më të barazpeshuara dhe tejet interesante. Edhe këtë edicion “Teuta” e Durrësit i prinë radhitjes tabelare falë fitores që shënoi nga “Drita” e Gjilanit me rezultat 3 me 0 dhe kështu për të shënuar katër fitore nga katër ndeshjet e zhvillaura këtë vikend. Në vendin e dytë mbetet “Drita” me vetëm një humbje të përcjellur nga “Ahmet Hoxha” në vendin e tretë me vetëm dy humbje.
Rezultatet
| Liga e Përbashkët e Pingpongut (M) - Kosovë/Shqipëri 2022/23 | 
| 
 | Xhiro 4 | 10.12.2022 | Vendi | Rezultati | |||
| 
 | 16:00 | Lidhja e Prizrenit | vs | Tirana Top Spin | Pejë | 3 | 0 | 
| 
 | 16:00 | Priping | vs | Tomori | Pejë | 3 | 2 | 
| 
 | 16:00 | Liria | vs | Elbasani | Pejë | 3 | 0 | 
| 
 | 16:00 | Dardania | vs | SK Tirana | Pejë | 3 | 0 | 
| 
 | 
 | 
 | 
 | ||||
| 
 | Xhiro 5 | 10.12.2022 | 
 | 
 | 
 | ||
| 
 | 18:00 | Lidhja e Prizrenit | vs | Tomori | Pejë | 3 | 0 | 
| 
 | 18:00 | Priping | vs | Tirana Top Spin | Pejë | 3 | 2 | 
| 
 | 18:00 | Liria | vs | SK Tirana | Pejë | 2 | 3 | 
| 
 | 18:00 | Dardania | vs | Elbasani | Pejë | 3 | 0 | 
| 
 | 
 | 
 | 
 | ||||
| 
 | Xhiro 6 | 11.12.2022 | 
 | 
 | 
 | ||
| 
 | 10:00 | Lidhja e Prizrenit | vs | Elbasani | Pejë | 3 | 0 | 
| 
 | 10:00 | Priping | vs | SK Tirana | Pejë | 3 | 0 | 
| 
 | 10:00 | Liria | vs | Tirana Top Spin | Pejë | 3 | 0 | 
| 
 | 10:00 | Dardania | vs | Tomori | Pejë | 3 | 0 | 
| 
 | 
 | 
 | 
 | ||||
| 
 | Xhiro 7 | 11.12.2022 | 
 | 
 | 
 | ||
| 
 | 12:00 | Lidhja e Prizrenit | vs | SK Tirana | Pejë | 3 | 0 | 
| 
 | 12:00 | Priping | vs | Elbasani | Pejë | 3 | 0 | 
| 
 | 12:00 | Liria | vs | Tomori | Pejë | 2 | 3 | 
| 
 | 12:00 | Dardania | vs | Tirana Top Spin | Pejë | 3 | 0 | 
| 
 | 
 | 
 | 
 | 
| Liga e Përbashkët e Pingpongut (F) - Kosovë/Shqipëri 2022/23 | 
| Xhiro 4 | 10.12.2022 | Vendi | Rezultati | ||||
| 
 | 16:00 | Drita (F) | vs | Sk. Tirana (F) | Pejë | 3 | 0 R.Z | 
| 
 | 16:00 | Ahmet Hoxha (F) | vs | Elbasani (F) | Pejë | 3 | 0 | 
| 
 | 16:00 | Ahmet Hoxha MK (F) | vs | Tomori (F) | Pejë | 0 | 3 | 
| 
 | 16:00 | Lidhja e Prizrenit (F) | vs | Teuta (F) | Pejë | 1 | 3 | 
| 
 | 
 | 
 | |||||
| 
 | Xhiro 5 | 10.12.2022 | 
 | 
 | |||
| 
 | 18:00 | Drita (F) | vs | Elbasani (F) | Pejë | 3 | 0 | 
| 
 | 18:00 | Ahmet Hoxha (F) | vs | Sk. Tirana (F) | Pejë | 3 | 0 R.Z | 
| 
 | 18:00 | Ahmet Hoxha MK (F) | vs | Teuta (F) | Pejë | 0 | 3 | 
| 
 | 18:00 | Lidhja e Prizrenit (F) | vs | Tomori (F) | Pejë | 2 | 3 | 
| 
 | 
 | 
 | |||||
| 
 | Xhiro 6 | 11.12.2022 | 
 | 
 | |||
| 
 | 10:00 | Drita (F) | vs | Tomori (F) | Pejë | 3 | 0 | 
| 
 | 10:00 | Ahmet Hoxha (F) | vs | Teuta (F) | Pejë | 1 | 3 | 
| 
 | 10:00 | Ahmet Hoxha MK (F) | vs | Sk. Tirana (F) | Pejë | 3 | 0 R.Z | 
| 
 | 10:00 | Lidhja e Prizrenit (F) | vs | Elbasani (F) | Pejë | 3 | 1 | 
| 
 | 
 | 
 | |||||
| 
 | Xhiro 7 | 11.12.2022 | 
 | 
 | |||
| 
 | 12:00 | Drita (F) | vs | Teuta (F) | Pejë | 0 | 3 | 
| 
 | 12:00 | Ahmet Hoxha (F) | vs | Tomori (F) | Pejë | 3 | 2 | 
| 
 | 12:00 | Ahmet Hoxha MK (F) | vs | Elbasani (F) | Pejë | 3 | 1 | 
| 
 | 12:00 | Lidhja e Prizrenit (F) | vs | Sk. Tirana (F) | Pejë | 3 | 0 R.Z | 
| 
 | 
 | 
 | 
Tabelat
| LIGA E PËRBASHKËT - MESHKUJT 2022/23 | ||||||
| L | F | H | Pikë | |||
| 1 | Lidhja e Prizrenit | 7 | 7 | 0 | 24:2 | 14 | 
| 2 | Priping | 7 | 6 | 1 | 22:11 | 13 | 
| 3 | Dardania | 7 | 5 | 2 | 16:10 | 12 | 
| 4 | SK Tirana | 7 | 4 | 3 | 12:13 | 11 | 
| 5 | Liria | 7 | 2 | 5 | 15:18 | 9 | 
| 6 | Tomori | 7 | 2 | 5 | 9:17 | 9 | 
| 7 | Elbasani | 7 | 2 | 5 | 7:17 | 9 | 
| 8 | Tirana Top Spin | 7 | 0 | 7 | 4:21 | 7 | 
| LIGA E PËRBASHKËT - FEMRAT 2022/23 | ||||||
| L | F | H | Pikë | |||
| 1 | Teuta (F) | 7 | 7 | 0 | 21:2 | 14 | 
| 2 | Drita (F) | 7 | 6 | 1 | 21:5 | 13 | 
| 3 | Ahmet Hoxha (F) | 7 | 5 | 2 | 20:10 | 12 | 
| 4 | Tomori (F) | 7 | 4 | 3 | 14:12 | 11 | 
| 5 | Ahmet Hoxha MK (F) | 7 | 3 | 4 | 11:18 | 10 | 
| 6 | Lidhja e Prizrenit (F) | 7 | 2 | 5 | 12:19 | 9 | 
| 7 | Elbasani (F) | 7 | 1 | 6 | 6:18 | 8 | 
| 8 | Sk. Tirana (F) | 7 | 0 | 7 | 0:21 | 7 | 
FOTO: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5932259746836986/5932248756838085/