Afati i rregullt për regjistrim të klubeve dhe antareve është 01 deri 31 janar 2020
Kotizimi për klubet gjatë vitit 2019 është si në vijim:
Kotizimi për regjistrim të anëtarëve të klubeve (lojtar, trajner, refer, përfaqësues, etj), për të gjitha kategoritë, është 5.00 €,
Kotizimi për regjistrim të lojtarëve të huaj (gjatë tërë vitit) është 20.00 €
Kotizimi për regjistrim të lojtarëve të lirë, pas afatit të rregullt, është 10.00 €,
Vlera e një pike të paraparë në neni 27 dhe 28 të rregullores për regjistrim të anëtarëve dhe klubeve është 0.50 €
Pagesa duhet të bëhet në xhirollogarinë e FPPK në Bankën për Biznes – 1300271200018066.
Komisioni për regjistrim do të shqyrtoj dokumentacionin me 1 shkurt nga ora 10:00.
SECILI KLUB DUHET TË PLOTËSOJ KËTO DOKUMENTE:
Për klubet e reja të gjitha këto edhe në formë elektronike në CD – si në përshkrim më poshtë
Dosjen komplet së bashku me CD mund të i dorëzoni çdo ditë, gjatë afatit të regjistrimit, në kutinë postare të FPPK-së në Shtëpinë e sporteve, ndërsa dokumentin me shënimet elektronike pasi ta plotësoni e dërgoni në email [email protected], të gjitha materialet janë të bashkangjitura.
Klubet janë të obliguara që të regjistrojnë të gjithë anëtarët e klubit të tyre të të gjitha grup moshave në mënyrë që të njëjtit të fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në të gjitha garat individuale dhe ekipore që organizohen nga FPPK-ja në cilësi të lojtarit, trajnerit, referit apo përfaqësuesit të klubit. Në të kundërtën çdo lojtarë që nuk është i regjistruar në klub dhe paraqitet në ndonjë garë të FPPK-së duhet të paguaj kotizimin prej 20 euro.
Meqenëse në rregulloren për kategorizimin e klubeve është përfshirë edhe pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuara në federata, ju lutemi nëse në klubin tuaj keni lojtarë që janë me aftësi të kufizuara, i evidentoni në aplikacionin e lojtarit duke shënuar me dorë ‘Lojtar me aftësi të veçanta’.
Mbledhja e Kuvendit të FPPK është paraparë të mbahet me 15 shkurt 2020
Turneu “Dita e Pavarësisë” është paraparë të mbahet më 17 shkurt 2020 vendi do të caktohet më vonë.
Mbledhja e radhës e Bordit të FPPK është me 02 shkurt 2020 në orën 12:00. Të gjitha propozimet për kalendarin e ri të garave dhe ndryshimet të ndryshme do të pranohen deri në këtë datë.
Bordi do të shqyrtoje kalendarin dhe do të merr vendim për ndryshime eventuale në bazë të klubeve të paraqitura.
DATABAZA ELEKTRONIKE E KLUBIT
Në CD dokumentet e skanuara i emërtoni si në vijim
Kpp emri I klubit (folder)
Anëtaret e klubit (folder)
Lojtari 1 (folder)
Për çdo paqartësi ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni
Me respekt
Fadil Luta
Sekretar GjeneralFederata e pingpongut të Kosovës Shtëpia e Sporteve, rr. Agim Ramadani, nr 43, zyra nr 7, PrishtinëMob: +383 (0) 44 170 586
e-mail: [email protected]
Web: www.fppk.com