Alma Mehmeti dhe Fatih Karabaxhaku janë lojtarët e talentuar që do ta përfaqësojnë vendin tonë në lojrat Frankofone të cilat do të mbahen Kinshasa të Republikës Demokratike të Kongos nga data 28 korrik, nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.
Lojërat Frankofone janë një platformë e rëndësishme për të promovuar kulturën frankofone dhe për të nxitur bashkëpunimin mes vendeve të folura në frëngjisht. Ndërkohë që këto lojëra janë të organizuara në Kongo në Afrikë, sportistët tanë kanë treguar një nivel të lartë aftësish dhe me ndihmën e trajnerit të tyre, Dardan Imami, janë përgatitur me përkushtim dhe vendosmëri për të përfaqësuar Kosovën në këtë garë ndërkombëtare në mënyrën më të mire të mundshme.
Ne i’u urojmë suksese të mëtejshme për lojtarët tanë dhe trajnerin e tyre Dardan Imami në këto Lojëra Frankofone në Kongo dhe i inkurajojmë të vazhdojnë të sjellin krenari për Kosovën në ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare të pingpongut.