Të dielën në Palestrën Tefik Çanga, në Ferizaj, u mbajt turneu tradicional Dita e Pavarësisë për senior dhe për grup-moshën U11.Në kategorinë e seniorëve, Andis Qeku arriti që ta befasojë Kreshnik Mahmutin, në gjysmëfinalen e parë (3:1), kurse Aron Koni e mundi Fatih Karabaxhakun me 3:2. Në ndeshjen për vendin e tretë, Kreshnik Mahmuti fitoi me 3:0 ndaj Fatih Karabaxhakut, kurse në finale u ballafaquan Andis Çeku dhe Aron Koni. Qeku arriti të dalë i pari pasi me meritë e mundi Konin me 3:1 në seta duke paralajmëruar kështu që viti 2026 do të jetë më me shumë rivalitet pasi dyshes Mahmuti e Karabaxhaku i janë bashkuar edhe Qeku e Koni.
Te femrat, Lenë Osmani edhe këtë vit ka filluar të shfaqë formë të mirë dhe ka arritur të dalë e para, para rivales së saj Shega Hashanit. Gjysmëfinalet ishin shumë interesante, pasi dy finalisteve iu deshën nga 5 seta për ti kaluar kundërshtaret e tyre. Së pari, lenë Osmani e mundi Samanta Agollin me 3:2, kurse Shega Hashani fitoi ndaj Leoresa Imerit po ashtu me 3:2. Në ndeshjen për vendin e tretë, Samanta Agolli e ka mundur Leoresa Imerin me 3:0.
Te grup-mosha U11, Arijon Krasniqi me shumë siguri e ka fituar vendin e parë, para Arti Maroshit (3:0), kurse Detar Maloku ka dalë i treti pasi e ka mundur Eliot Ademajn me 3:0.Arijoni, ishte superior dhe e dëshmoi formën e mirë nga stinori i kaluar, kurse Arti Maroshi megjithë rezistencën e treguar nuk ia doli tia rrezikojë fitoren. Krasniqi në gjysmëfinalen e parë e mundi me 3:0 Eliot Ademajn, kurse Maroshi ishte më i mirë se Detar Maloku të cilin e mundi me 3:1.
Te vajzat, siç është pritur, Zana Bllaca, i kaloi të gjitha rivalet dhe pa ndonjë problem arriti të dalë e para. Ajo, në gjysmëfinale e mundi Sara Shabanin me 3:0, kurse në finale Erina Vranovcin poashtu me 3:0. Vranovci, ndërkaq në gjysmëfinale fitoi me 3:0 ndaj Earta Bytyqit. Në ndeshjen për vendin e tretë, Sara Shabani e mundi Earta Bytyqin me 3:0.
RENDITJA:
U11 Vajzat
1.Zana Bllaca (Gjilani F)
2.Erina Vranovci (Gani Maloku)
3.Sara Shabani (Gjilani F)
U11-Djemt
1.Arijon Krasniqi (Gani Maloku)
2.Arti Maroshi (Ulpiana)
3.Detar Maloku (Gani Maloku)
SENIORËT
Femrat
1.Lenë Osmani (Gani Maloku)
2.Shega Hashani (Ahmet Hoxha F)
3.Samanta Agolli (Liria)
Meshkujt
1.Andis Qeku (Liria)
2.Aron Koni (Dardania)
3.Kreshnik Mahmuti (Lidhja e Prizrenit)