Sot më 06.11.22 në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u zhvillua turneu TOP 8 - U17 për kategorinë e meshkujve dhe të femrave. U zhvilluan shumë ndeshje interesante dhe me rivalitet por gjithnjë në frymën sportive.
Në kategorinë e meshkujve favorit i këtij turneu ishte Blend Hajdari i cili nuk lejoi befasi dhe arriti të shpallet kampion duke shënuar 7 fitore dhe asnjë humbje. Në vendin e dytë arriti Adriatik Maloku i cili pati vetëm një humbje ndaj kampionit Blend Hajdari, dhe në 6 ndeshjet tjera shenoi fitore. Në vendin e tretë përfundoi Anes Behluli i cili me pikë të barabarta por për shkak të fitorës në ndeshje direkte përfundoi një pozitë me lartë sesa Arti Karabaxhaku i cili përfundoi në vendin e katërt.
Në kategorinë e femrave ishte konkurrencë më e fortë dhe fituesi u përcaktua vetëm pasi u zhvillua xhiro e fundit ku u ndeshën dy favoritet e këtij turneu Lenë Osmani dhe Shega Hashani ku në ndeshje direkte Lena arriti të fitoj me rezultat 3-1 dhe kështu duke arritur të fitoj 7 ndeshje pa asnjë humbje dhe të shpallet kampione e këtij turneu. Në vendin e dytë përfundoi Shega Hashani me 6 fitore dhe vetëm 1 humbje dhe në vendin e tretë Taibe Ruli me 5 fitore dhe 2 humbje.
Radhitja finale
Meshkujt
Vendi 1 - Blend Hajdari - Kpp Lidhja e Prizrenit
Vendi 2 - Adriatik Maloku - Kpp Gani Maloku
Vendi 3 - Anes Behluli - Kpp Ahmet Hoxha
Vendi 4 - Arti Karabaxhaku - Kpp Shkolla Prizreni
Vendi 5 - Erjon Reka - Kpp Ahmet Hoxha MK
Vendi 6 - Ron Kolloni - Kpp Lidhja e Prizrenit
Vendi 7 - Amir Hoxha - Kpp Ahmet Hoxha
Vendi 8 - Andi Jonuzi - Kpp Vushtrria
Femrat
Vendi 1 – Lenë Osmani – Kpp Artana
Vendi 2 – Shega Hashani – Kpp Ahmet Hoxha F
Vendi 3 – Taibe Ruli – Kpp Lidhja e Prizrenit F
Vendi 4 – Edolinda Alimehaj – Kpp Peja F
Vendi 5 – Ajola Behluli – Kpp Ahmet Hoxha MK
Vendi 6 – Anila Hyseni – Kpp Gani Maloku
Vendi 7 – Tana Çitaku – Kpp Prishtina F
Vendi 8 – Elsa Behluli – Kpp Ahmet Hoxha MK
Foto: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5821752014554427/5821750367887925/