STAG

BLEND HAJDARI DHE LENË OSMANI FITUES TË TURNEUT TOP 8 U19

Ditën e sotme, më 12.11.2023, SHFMU "Tefik Çanga" në Ferizaj u bë arenë e njërit nga turnetë më të rëndësishëm për TOP 8 për kategorinë U19, si për meshkuj ashtu edhe femra.Në këtë event emocionues, talentet e rinjë dhanë shfaqje të jashtëzakonshme, duke paraqitur aftësitë e tyre nëpërmjet ndeshjeve tërheqëse dhe plot rivalitet.

Lojtarët më të mirë nga TOP 8 treguan një nivel të lartë teknik dhe taktik, duke e bërë turneun tepër interesant dhe shumë emocionues.

Ndeshjet ishin tërheqëse dhe karakterizoheshin nga rivaliteti i lartë, duke ofruar një pamje tërheqëse për të gjithë.

 Në kategorinë e femrave, gara për titull ishte e ngushtë, dhe fituesi u përcaktua në xhiron e fundit. Lenë Osmani nga ‘’KPP Lidhja e Prizrenit’’ arriti të shënoi fitore në ndeshjen e fundit kundër Shega Hashani me rezultat 3:1, dhe me gjithsej gjashtë fitore ndeshje nga shtatë ndeshje të luajtura u shpall kampione e këtij turneu. Në vendin e dytë dhe nënkampione e këtij turneu u shpall Shega Hashani nga ‘KPP Ahmet Hoxha F’ me gjithashtu gjashtë fitore nga shtatë ndeshje. Në vendin e tretë u rëndit Leoresa Imeri nga ‘KPP Ahmet Hoxha F’ me pesë fitore nga shtatë ndeshje.

Edhe në kategorinë e meshkujve, gara për titull ishte shumë e ngushtë. Blend Hajdari nga ‘KPP Lidhja e Prizrenit’’ dhe Anes Behluli nga ‘KPP Ahmet Hoxha MK’ ishin pa humbje deri në xhiron e fundit të turneut. Në ndeshjen vendimtare, Blend Hajdari pati paraqitje fantasike dhe ndeshjen e fitoi me rezultat 3:0, kështu u shpall kampion i turneut TOP 8 U19 për meshkuj, me shtatë fitore nga shtatë ndeshje të luajtura. Në vendin e dytë u rëndit Anes Behluli nga ‘’KPP AHMET HOXHA MK’’ dhe nënkampion i turneut duke shënuar gjashtë fitore nga shtatë të luajtura. Në vendin e tretë u rëndit Adriatik Maloku nga ‘’KPP Gani Maloku’’ me 5 fitore nga 7 ndeshje.

Rënditja përfundimtare,