Më 23 nëntor, në Palestrën e SHFMU "Tefik Çanga" në Ferizaj, u zhvillua turneu TOP 8 për grupmoshën nën 19 vjeç për femra dhe meshkuj.
Në kategorinë e meshkujve, Blend Hajdari u shpall fitues i TOP 8 U19, duke arritur 7 fitore dhe pa asnjë humbje. Pas tij, u rendit Arti Karabaxhaku, me 6 fitore dhe 1 humbje, ndërsa Adriatik Maloku u rendit i treti me 5 fitore dhe 2 humbje. Në vendin e katërt u pozicionua Ibrahim Maloku, me 4 fitore dhe 3 humbje, ndërsa Eron Karabaxhaku u rendit i pesti me 3 fitore dhe 4 humbje. Rinim Osmani u rendit i gjashti me 2 fitore dhe 5 humbje, kurse Anes Behluli u rendit i shtati me 1 fitore dhe 6 humbje. Në vendin e fundit, pa asnjë fitore, u rendit Elton Shemsiu.
Te femrat, gara për tri vendet e para ishte shumë e fortë. Lenë Osmani doli e para, duke fituar të gjitha ndeshjet, ndërsa Shega Hashani u rendit e dyta, me 5 fitore dhe 1 humbje. Anisa Domaniku dhe Taibe Ruli kishin një bilanc të njëjtë prej 3 fitore dhe 3 humbjesh, por Anisa e fitoi duelin direkt dhe u pozicionua e treta. Në përballjen për vendet 5 dhe 6, Jona Hashani mundi Edolinda Alimehaj në duelin e tyre të drejtpërdrejtë dhe siguroi vendin e pestë. Erina Emini, e cila nuk arriti të fitojë asnjë ndeshje, u rendit e fundit.