Kryetari i FPPK-së z.Nehat Çitaku ka udhëtuar në Beirut të Libanit për të marrë pjesë në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të MTTU-së
Me ftesë të Kryetarit të Federatës së Pingpongut të Libanit, z.Selim Hajj Nicolas, Kryetari i FPPK-së z.Nehat ka marrë pjesë në Mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të Unionit Mesdhetar të Pingpongut. Mbledhja është mbajtur në Beirut, në zyrtat e Federates Libaneze.
z.Çitaku i cili mban edhe pozitën e zv.Presidentit të Unionit Mesdhetar, gjatë mbledhjes ka shpalosur brend identitetin e ri te MTTU-së, i cili është aprovouar unanimisht nga të gjithë anëtaret e bordit. Brendimi i ri i MTTU-së, ka për qellim të gjenerojë më shumë të hyra për unionin, në mnyrë që të promovohet sa më shumë sporti i pingpongut në mesdhe.
Në kuader të vizitës në Beirut, Kryetari z. Çitaku është pritur ngrohtësisht eshe nga Sekretari Gjeneral i Komitetit Olimpik të Libanit, z. Hassan Restum, ku përveç zhvillimit të pingpongut është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy komiteteve nacionale olimpike. Z. Nehat ishte i shoqëruar nga z. Selim Hajj Nicolas, kryetar i Federates se pingpongut të Libanit.
z.Reatum përgezoi Kryetarin Çitaku për promovim e Shtetit te ri të Kosoves përmes sportit, si dhe urori për 5 vjetorin e pranimit të Kosovës në Komitetit Olimpik Nderkombetar.