STAG

Denat Makolli kthehet me trofe nga WTT Youth Contender Podgorica 2025

 Denat Makolli kthehet me trofe nga gara botërore WTT Youth Contender Podgorica 2025, ku pati një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë garës.
Në gjysmëfinale, Denati shënoi fitore të rëndësishme ndaj serbit Bence Namestovski, duke siguruar vendin në finalen e madhe të turneut.

Ndonëse në finale pati një paraqitje të shkëlqyer, Denati u mposht nga sllovaku Juraj De Miguel, i cili u shpall fitues për kategorinë U11.

Ky është një rezultat i madh për sportistin e ri kosovar dhe një arritje domethënëse për pingpongun e Kosovës.

FPPK e përgëzon për suksesin e arritur dhe i uron suksese tutje.