STAG

Dita e dytë e WTT Feeder Prishtina përmbyllet me aktivitete të veçanta

Dita e dytë e garës botërore WTT Feeder Prishtina 2025, që po mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, u karakterizua nga intensitet i lartë garues dhe vizita të rëndësishme.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport Daulina Osmani vizituan ambientet e garës për të parë nga afër lojërat dhe për të përkrahur sportistët pjesëmarrës. Prania e tyre konfirmon rëndësinë që ky event ka për sportin kosovar dhe imazhin ndërkombëtar të vendit.

Pas një dite të mbushur me ndeshje emocionuese në kategoritë individuale dhe çifte, dita u përmbyll me një bashkëbisedim të hapur me yllin francez të pingpongut, Simon Gauzy, i cili ndau përvojën e tij me gjeneratën e re të pingpongistëve Kosovarë. Ky aktivitet u mirëprit nga të rinjtë që aspirojnë të ndjekin rrugën e suksesit në këtë sport.

Eventi po vazhdon deri më 7 qershor dhe ofron një spektakël sportiv të nivelit të lartë për të gjithë dashamirët e pingpongut.