Më 24 nëntor, në SHFMU Tefik Çanga në Ferizaj, u mbajt turneu për Ditën e Flamurit. Pjesëmarrës ishin 80 pingpongistë dhe pingpongiste. Gara u zhvillua sipas sistemit me eliminime direkte, duke nxjerrë fituesit e këtij edicioni të Ditës së Flamurit, Fatih Karabaxhakun te meshkujt dhe Lenë Osmanin te femrat.
Fatih Karabaxhak, së pari fitoi 3:0 ndaj Blend Hajdarit, kurse finalisti tjetër Kreshnik Mahmuti, e mundi bashkëlojtarin e klubit të tij, Dardan Imamin me 3:1 në seta. Finalja, sikur edhe para një jave solli në ballafaqim Fatih Karabaxhak dhe Kreshnik Mahmutin, dy lojtarët më të mirë aktualisht në Kosovë, sipas renditjes aktuale. Fatih Karabaxhak, arriti të fitojë duelin pasi u luajtën plot 5 seta në finale (3:2).
Finalja e para një jave u përsërit edhe te femrat ku u ballafaquan Lenë Osmani dhe Shega Hashani. Lenë Osmani, për të kaluar në finale e mundi Alma Mehmetin me 3:1 në seta, kurse Shega Hashani me 3:0 e mundi Taibe Rulin. Në finale, Lenë Osmani fitoi me rezultatin 3 :0 në seta.
Fituesit u shpërblyen me mirënjohje, medalje edhe kupa.