Nga 5 deri me 9 prill në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës do të organizohet Kampionati Individual Evropian për U21 për 56 lojtarët më të mirë të Evropës për këtë kategori. Edhe Kosova do të përfaqësohet në këtë aktivitete në të cilin pjesëmarrja ka qenë e kushtëzuar me pikë në ranglistën botërore. Kështu që Fatih Karabaxhaku është kualifikuar direkt bazuar në pikën e tij.
Gjatë këtij kampionati Fatihu përveç garave individuale do të marrë pjesë edhe në çifte meshkuj (bashkëlojtari do të mësohet më vonë) dhe në çifte të përziera me lojtaren Martine TOFTAKER nga Norvegjia.
Për të më shumë informata rreth këtij kampionati shikoni në linkun: https://www.ettu.org/en/events/european-under-21-championships/general-information/
Të martën Fatihu së bashku me trajnerin e tij, Dardan Imami, do të udhëtojnë për të marrë pjesë në këtë kampionat me orar mjaftë të ngjeshur të ndeshjeve.
Fatihu është duke u përgatitur për këtë aktivitet që nga janari me trajnerin e tij, e shpresojnë në paraqitje edhe më të mirë se në vitin 2021.
U urojmë fat përfaqësueseve të Kosovës.