Fillimi i sezonit të vjeshtës për gara ekipore po afron. Nisur nga data 3 shtator, në tri qytete të ndryshme të Kosovës do të zhvillohen ndeshje ekipore në ligën e parë për meshkujt dhe femrat, si dhe liga e dytë për meshkujt.
Në Ferizaj, liga 2A do të ketë ndeshjet e xhiros së 6 - të. Gjinkalla do të përballet me SHPP Ahmet Hoxhën, ndërsa Ulpiana do të takohet me Drita M. Në xhiron e 7- të, do të ketë ndeshje midis Vitia dhe Gjinkallës, si dhe SHPP Ahmet Hoxha kundër Drita M.
Në Pejë, në Ligën 2B për meshkujt, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 6 – të dhe pritet të ndeshen Juniku kundër Dukagjinit dhe Shqiponjat e Zeza kundër Klinës. Gjatë xhiros së 7 - të, do të ketë përballje në mes Maestro me Junikun, dhe Dukagjini me Klinën.
Në Pejë gjithashtu do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 8 - të të ligës së parë për femra. Pritet të shihen ndeshjet si Artana kundër Shpresës, Besa Peje F kundër SHPP Ahmet Hoxha F, dhe KVPP Prizreni me Junikun. Ndeshjet e xhiros së 9 - të do të përfshijnë sfidat si Shpresa kundër Besa Peje F, SHPP Ahmet Hoxha F kundër Artanës, dhe Istogu me KVPP Prizrenin.
Në Prishtinë, ndeshjet e ligës së 2C sjellin ndeshje të veçanta. Liga 2C do të përfshijë ndeshjet si Kosovari kundër Drenasit dhe Fushë Kosova kundër Galileos në xhiron e 6 - të, ndërsa Shkolla do të përballet me Kosovarin dhe Drenasi me Galileon në xhiron e 7 - të.
Në ligën e parë për meshkujt në Ferizaj, në ndeshjet e xhiros së 8 – të përballen Istogu kundër Sharrit, TTC Ferizaj kundër Llapushës, Ahmet Hoxha MK kundër Shkollës Prizreni, dhe Hasan Prishtina kundër Gani Malokut. Ndërsa xhiro e 9 – të përfshinë përballje Sharri kundër TTC Ferizaj, Llapusha kundër Istogut, Shkolla Prizreni kundër Hasan Prishtinës, dhe Gani Maloku kundër Ahmet Hoxha MK.