Të dielën më 27 prill fillojnë garat ekipore në Ligën e Parë për femra dhe meshkuj si dhe garat në Ligën e Dytë A, B dhe C.
Ndeshjet e Ligës së Parë të meshkujve dhe Ligës së Dytë B do të luhen në Ferizaj, në SHFMU Astrit Bytyqi.
Liga e Parë fillon nga ora 10, ndërsa Liga e Dytë B nga ora 13.
Liga e Parë për femra dhe Liga e Dytë C, do të luhen në Gjimnazin Bedri Pejani, në Pejë.
Ndeshjet e ekipeve të femrave fillojnë nga ora 10, ndërsa Liga 2C nga ora 13.
Liga e Dytë A do të luhet në Bardh të Madh, Ora 10.