STAG

Fillon Gara Regjionale Ballkanike për të rinjë

 Sot më 11 maj, në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, kanë filluar garat në konkurrencën e ekipeve. Po, marrin pjesë ekipet e grup-moshave U11, U13 dhe U15, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Hapjen e garës e bëri Kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, z.Nehat Çitaku, i cili u dëshiroi mirëseardhje përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse. Kryetari theksoi rëndësinë e ngjarjeve të tilla me karakter regjional dhe shprehu dëshirën që kjo garë të vazhdojë pa ndërprerje.

Pas fjalës përshëndetëse z.Çitaku e shpalli të hapur garën.

Gara u hap me ballafaqimet e ekipeve të Kosovës dhe të Shqipërisë, në të trija grup-moshat.