Federata e Pingpongut e Kosovës është krenare me përformancën që sportistët tanë Jona Hashani dhe Amant Sejdiu treguan në EYOF Shkupi 2025, nën përkujdesjen e trajnerit Ardian Lamaxhema.
Ndonëse ky edicion përfundoi pa fitore për pingpongistët tanë, ata zhvilluan përballje të forta dhe treguan përkushtim e performancë të mirë.
Ky përfaqësim është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e tyre si sportistë dhe një tregues i qartë se pingpongu kosovar po rritet dhe po ndërton baza të forta për të ardhmen.