Sot me 13 prill , në ambientet e bukura të KOKSH-it , Kryetari i FPPK-së z.Nehat Ҫitaku dhe Bordi i FPPK-së u prit në takim miqësor nga Presidenti Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar z.Fidel Ylli. Zotri Ylli, me këtë rast bëri një prezantim të funksionimit dhe planeve për zhvillimin e KOKSH-it. Ai shpalosi pjesë nga Projekti impozant për zhvillimin dhe zgjërimin e kapaciteteve infrastrukturore të KOKSH-it që dukeshin shumë ambicioze dhe me përmasa dhe standarde të larta ndërkombëtare. Kryetari Ҫitaku, nga ana e tij përzemërsisht e falënderoi Presidentin e KOKSH-it për pritjen vëllazërore dhe shprehjen e gatishmërisë për bashkëpunim dhe përkrahje në Projekte të përbashkëta. Me këtë rast u këmbyen dhurata dhe mirënjohje ndëmjet Kryetarit Ҫitaku dhe Presidenti Ylli.
Krerët e Federatës u pritën edhe nga Presidenti I Federatës shqiptare të pingpongut. Takimi u mbajt në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet dy federatave, ku u diskutua për koordinimin e veprimeve lidhur me aktivitetet e përbashkëta për të ardhmen. Njëherit, Kryetari i FPPK-së e uroi kryetarin e ri të FSHPP-së z.Krenar Dilo, për zgjedhjen e tij në postin e ri, duke i ofruar mbështetje dhe bashkëpunim të parezervë. Rrjedha e takimit kaloi në atmosferë shumë miqësore dhe bashkëpunuese.