FPPK në bashkëpunim me FSPK në nderim të 28 Nëntorit, ditës së Flamurit, organizuan turnir në pingpong. Në turnir po marrin pjesë 19 garues. Garat u zhvilluan në një frymë me rivalitet të lartë.
Kryetarët e dy federatave vendosën që nga fondet e tyre, të ndajnë nga një shumë simbolike për ndihmë të dëmtuarëve nga termeti në Shqipëri.
Po ashtu, ata propozuan dhe garuesit e miratuan me duartrokitje, që edhe mjetet e dedikuara për organizim të garave dhe për shpërblime, të dërgohen për të njejtin qëllim.
Fitues i turneut u shpall Jeton Beqiri, i cili u ndesh me Erxhan Karabaxhaku ne finale, kurse Orhan Kurteshi mundi Jeton Oruqin per ventin e trete