Federata e Pingpongut e Kosovës, në bashkëpunim me Komitetin e Gjyqtarëve, do të organizojë seminar për gjyqtarët aktualë dhe seminar për gjyqtarë të rinj për vitin 2025.
Seminari për gjyqtarët aktual do të mbahet më 16 gusht në Sallën e Konferencave të Shtëpisë së Sporteve, nga ora 10:00, dhe është i obligueshëm për të gjithë gjyqtarët e FPPK-së.
Seminari për gjyqtarët e rinj do të mbahet më 16 gusht në Sallën e Konferencave të Shtëpisë së Sporteve, nga ora 12:00, dhe është i hapur për të gjithë anëtarët e klubeve të FPPK-së. Pas përfundimit të seminarit, do të organizohet testimi teorik dhe praktik për të gjithë kandidatët e rinj, të cilët fillimisht duhet të kryejnë obligimet ndaj federatës.
Ligjëruesi në këto dy seminare do të jetë gjyqtari ndërkombëtar, Naim Azemi.
Ju ftojmë të regjistroheni deri më datën 10 gusht, ora 20:00!